Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkivi i G. M. Dimitrovit tashmë është në Bullgari

Vajza e G.M. Dimitrovit Anastasia Mozer ia dhuroi arkivin e tij Agjencisë Shtetërore për të Kaluarën

БНР Новини

Në një nga mbledhjet e para të Këshillit të Evropës emigranti politik bullgar G. M. Dimitrov këmbëngul që të lihen karriget bosh për vendet nga Blloku Lindor, të cilat ata t’i zënë një ditë. Lideri agrar merr pjesë në Lëvizjen  për Evropën e Bashkuar akoma që në zanafillën e saj, duke besuar se do të vijë koha kur kjo pjesë e kontinentit do të bëhet e lirë dhe demokratike. Prandaj ka dhe diçka simbolike, se pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Arkivave, Agjencia Shtetërore, mbrojtëse e së kaluarës, shënoi festën me dy ngjarje - pranoi arkivin e njërit prej bullgarëve të parë, të cilët kanë përkrahur idenë për krijimin e Bashkimit Evropian, dhe botoi albumin “Bullgaria dhe Evropa” i cili tregon për lidhjet tona shekullore me popujt evropian.

Arkivi zbulon vitet e liderit agrar G. M. Dimitrov, të cilat i ka kaluar në mërgim. Në Uashington ai drejtonte  një organizatë emigrantësh “Komiteti Kombëtar Bullgar” e cila punonte për demokratizimin e Bullgarisë dhe nxirrte në dukje tmerret e regjimit komunist, kurse gjatë vitit 1951, krijoi kompaninë e parë bullgare, e cila shërbente në bazat e NATO-s në Gjermaninë Perëndimore.

“Babai im qe një person i shquar, i cili i qe besnik deri në fund Bullgarisë - ai e hiqte këmishën nga kurrizi i tij, që të mund të mirëmbante gazetën dhe organizatën, të cilat i krijoi në emigracion, dhe deri në çastin e tij të fundit punonte për çlirimin tonë nga regjimi komunist - tregon vajza e tij Anastasia Mozer, e cila dhuroi arkivin e tij. Ai ka qenë deputet në periudhën 1931-1934, kur regjimi personal i mbretit Boris i 3 i ndalonte partitë. Gjatë vitit  1941 ka qenë i detyruar të emigrojë në Lindjen e Afërt, sepse monarku dërgoi polici, që të arrestojë liderët e opozitës, mes të cilëve ishte dhe G.M. Dimitrov. Që aty, në radion “Bullgaria e Lirë dhe e Pavarur” ai i drejtoi thirrje popullit bullgar dhe e informoi për gjendjen në vend, derisa ai ishte aleat i Rajhut të Tretë. U kthye gjatë vitit 1944 dhe u prit me ngrohtësi nga populli bullgar, por shumë shpejt pas kësaj  komunistët filluan ta ndjekin dhe e venë nën arrest shtëpie. Por më 23 maj 1945 ai arriti të shkëputet - përfaqësuesi diplomatik amerikan tek ne Mejnër Bërns i dha strehim, kurse pas kësaj u emigrua në Shtetet e Bashkuara. Deri në vdekjen e tij gjatë vitit 1972, G.M. Dimitrov ekspozonte regjimin komunist dhe shpresonte se demokracia do të vinte dhe tek ne, pavarësisht nga dëshpërimi i kaq shumë njerëzve dhe përshtatja e tyre ndaj pushtetit të ri.”

Koha e regjimit totalitar, i cili ka shënuar shkëputjen e vendit tonë nga vendi i tij i natyrshëm mes popujve të lirë evropian, është një episod gjysmëshekullor, i cili ka mbetur në të kaluarën. Por, Bullgaria ka lidhje shumë shekullore me popujt e kontinentit të vjetër, të cilët prezantohen në albumin  “Bullgaria dhe Evropa”. Përmes dokumenteve, fotografive, hartave dhe skicave ai zbulon ngjarje dhe personalitete të rëndësishme, të lidhur me ndikimin bilateral kulturor, politik dhe ekonomik.

Dhe me qenë se po flasim për ngjarje, të cilat kanë ndodhur në Ditën Ndërkombëtare të Arkivave, fare aktuale tingëllon pyetja a e vërejmë mjaftë të kaluarën dhe a i lexojmë dokumentet historike që të mos e përsërisim?

Снимка
“Interes për këtë e cila ruhet tek ne ka, por do të doja që ai të ishte më i madh
- përgjigjet  Mihaill Gruev, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Arkivat”. Kështu që festa është një shkak t’u drejtojë apel studiuesve, gazetarëve, që të gjithë të vijnë tek ne me një interes ndaj së kaluarës. Kuptohet, politikanët nuk kanë kohën të gërmojnë në këtë dokumentacion primar, por do të doja që të mësonin më shumë nga historia, sepse fillimet e saj janë pikërisht në arkiva. Një gabim permanent është se nuk mësojmë mjaft nga mësimet e së kaluarës. Prandaj edhe sot anojmë drejt ekstremeve – nacionalizmi dhe radikalizmi, rusofilizmi dhe osmanofilizmi, megjithëse kemi një rrugë të qartë të zhvillimit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Foto: Diana Cankova, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti Botanik në Sofje na fton në "Takime Pranverore me bimët"

Më 13 prill, kur Bullgaria feston për herë të parë Ditën Ndërkombëtare të Vlerësimit të Bimëve, Kopshti Botanik i Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje hap dyert për edicionin e 23-të të "Takime pranverore me bimët", informojnë organizatorët...

botuar më 24-04-13 8.10.PD
Prof. Dr. Georgi Zhelev

Bullgaria u bë anëtare e programit të NASA-së për fluturimet në Hënë

Në fund të vitit 2023, Bullgaria u bë anëtare e programit “Artemisa” të NASA-së. Ai është vazhdimësi e programit “Apollo” dhe synimi kryesor i tij lidhet me fluturimet me pilot në Hënë. Ideja është që ai të jetë një trampolinë edhe për fluturime të..

botuar më 24-04-12 7.06.MD

Tre ditë festive për Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Kozmonautikës në Muzeun e Aviacionit në Burgas

Në Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Kozmonautikës - 12 prill, Muzeu i Aviacionit në Burgas do të jetë i hapur për vizitorët me hyrje falas. Në muzeun, i cili ndodhet në Aeroportin e Burgasit në rrethin e Sarafovos, të apasionuarit pas..

botuar më 24-04-12 7.50.PD