Përfundoi Kampionati Evropian i zhvilluar në Sofje në boks për gra . Kryeqyteti qe mikpritës i tij për herë të dytë pas vitit 2016. Morën pjesë 143 sportiste prej 33 shteteve. Bullgaria qe e prezantuar prej 7 sportisteve, të cilat fituan përgjithësisht 6 medalje. Kampione u bënë Stojka Petrova në kategorinë deri më 54 kilogramë, Stanimira Petrova në kategorinë deri më 57 kilogramë dhe Melis Jonuzova në kategorinë deri më 64 kilogramë. Sevda Asenova mori medalje të argjendtë në kategorinë deri më 48 kilogramë, kurse Denica Eliseeva në kategorinë deri më 60 kilogramë dhe Gabriela Dimitrova në kategorinë deri më 51 kilogramë fituan bronzin.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..