Bullgaret morën 3 tituj në Kampionatin Evropian në Boks në Sofje

Foto: BTA

Përfundoi Kampionati Evropian i zhvilluar në Sofje në boks për gra . Kryeqyteti qe mikpritës i tij për herë të dytë pas vitit 2016. Morën pjesë 143 sportiste prej 33 shteteve. Bullgaria qe e prezantuar prej 7 sportisteve, të cilat fituan përgjithësisht 6 medalje. Kampione u bënë Stojka Petrova në kategorinë deri më 54 kilogramë, Stanimira Petrova në kategorinë deri më 57 kilogramë dhe Melis Jonuzova në kategorinë deri më 64 kilogramë. Sevda Asenova mori medalje të argjendtë në kategorinë deri më 48 kilogramë, kurse Denica Eliseeva në kategorinë deri më 60 kilogramë dhe Gabriela Dimitrova në kategorinë deri më 51 kilogramë fituan bronzin.


Më shumë nga rubrika

KF “Levski” fitoi kundër mikpritësve nga Ruzhomberoku i Sllovakisë

Skuadra bullgare e futbollit “Levski” fitoi ndeshjen kundër “Ruzomberok” me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit Ruzhomberok. Kjo ishte ndeshja e parë e futbollistëve nga “Levski”në kualifikimet për Ligën e Evropës. Bullgarët shëlnuan golin e parë pas..

botuar më 19-07-12 10.07.PD

Tihomir Ivanov me flori në kërcimin së larti nga Universiada në Napoli

Tihomir Ivanov fitoi floririn në kërcimin së larti në Universiadën në qytetin italian Napoli. Bullgari arriti 2,30 metra në finalen, duke përmirësuar arritjen e vet personale për stinën - 2,26 metra. Kështu Ivanov plotësoi normativin për të marrë..

botuar më 19-07-11 5.27.MD

Skuadra e futbollit “Lludogorec” humbi nga “Ferencvarosi” me 1:2

Kampionët bullgarë të futbollit “Lludogorec” humbën ndeshjen kundër skuadrës hungareze “Ferencvarosi” me rezultat 1:2. Kjo ishte ndeshja e parë e bullgarëve në raundin e kualifikimeve të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi polak Jakub Shvierçok shënoi..

botuar më 19-07-11 10.25.PD