Bullgaret morën 3 tituj në Kampionatin Evropian në Boks në Sofje

Foto: BTA

Përfundoi Kampionati Evropian i zhvilluar në Sofje në boks për gra . Kryeqyteti qe mikpritës i tij për herë të dytë pas vitit 2016. Morën pjesë 143 sportiste prej 33 shteteve. Bullgaria qe e prezantuar prej 7 sportisteve, të cilat fituan përgjithësisht 6 medalje. Kampione u bënë Stojka Petrova në kategorinë deri më 54 kilogramë, Stanimira Petrova në kategorinë deri më 57 kilogramë dhe Melis Jonuzova në kategorinë deri më 64 kilogramë. Sevda Asenova mori medalje të argjendtë në kategorinë deri më 48 kilogramë, kurse Denica Eliseeva në kategorinë deri më 60 kilogramë dhe Gabriela Dimitrova në kategorinë deri më 51 kilogramë fituan bronzin.


Më shumë nga rubrika

Гергана Димитрова беше най-резултатна за България.

Volejbollistet bullgare mundën kampionet botërore nga Serbia

Skuadra Kombëtare e Bullgarisë në volejboll   për gra arriti fitoren e vet të dytë të radhës në Ligën e Kombeve. Në takim nga rrethi i 13, të luajtur në qytetin kinez Ninbo, bullgaret mundën kampionet botërore nga Serbia me 3:1 (21:25, 25:21,..

botuar më 19-06-18 5.42.MD

Allbena Sitnillska ka suksese dhe në ringun profesional

Një bukuroshe bionde me muskuj si shkëmb, kampione e artë në garat më të mëdha luftarake sportive nëpër botë dhe kohët e fundit dhe fituese në ringun profesional – Allbena Sitnillska mban në kraharor medalje sa për një skuadër të tërë sportistësh. Në..

botuar më 19-06-16 11.40.PD

Sofja ka dëshirë të bëhet organizatore e Lojërave Dimërore Olimpike për të Rinj në vitin 2024

Në lidhje me kandidaturën e Sofjes për mikpritjen e Lojërave Dimërore Olimpike për të Rinj në vitin 2024 kryetarja e Komitetit Olimpik Bullgar Stefka Kostadinova u takua me presidentin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Tomas Bah. Në delegacionin bullgar..

botuar më 19-06-14 6.58.MD