Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: “Izraeli është një mik, në të cilin mund të mbështetemi”

| rinovuar më 18-06-13 6.43.MD
Foto: BTA

Në kuadrin e vizitës së vet në Izrael Kryeministri bullgar Bojko Borisov shqyrtoi me homologun e tij izraelit Benjamin Netanjahu mundësitë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe prodhimin eventual në sferën e mbrojtjes. Marrëdhëniet dypalëshe u caktuan si tradicionalisht të mira.

Kryeministri Netanjahu e falënderoi Bullgarinë për përkrahjen e saj dhe mbrojtjen e interesave të Izraelit në forume të ndryshme ndërkombëtare edhe në kuadrin e BE-së. Izraeli është një partner strategjik i Bullgarisë në fushën e ekonomisë, financave, energjetikës, turizmit dhe bujqësisë. Bashkëpunim ka edhe në lëmin e teknologjive të larta dhe të sigurisë.

“Për ne Izraeli është një mik, në të cilin mund të mbështetemi”, tha kryeministri Borisov. Në takimin e tij me Presidentin e Izraelit Reuven Rivlin u diskutua situata në Lindjen e Mesme.

Kryeministri bullgar u takua me liderin e opozitës parlamentare Isaak Hertsog. Borisovi e falënderoi Kuvendin e Izraelit (Knesset) për ndihmën në lidhje me hartimin dhe diskutimin publik të Ligjit bullgar kundër terrorizmit.

Gjatë vizitës u bë e qartë se në shtator në Sofje dhe në Tel Aviv pritet se do të inaugurohen monumente kushtuara përvjetorit të 75-të të shpëtimit të hebrenjve bullgarë.

Në takimin e tij me Patrikun e Jerusalemit Theophilos III Bojko Borisovi u dekorua me Urdhrin e Kalorësit të Jerusalemit. Kryeministri bullgar informoi Patrikun për rinovimet e bëra në kishat bullgare brenda dhe jashtë shtetit dhe pastaj u përkul para Varrit të Shenjtë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritje rekord e kredive hipotekare në Bullgari

Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..

botuar më 24-04-23 9.53.PD

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD