Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: “Izraeli është një mik, në të cilin mund të mbështetemi”

| rinovuar më 18-06-13 6.43.MD
Foto: BTA

Në kuadrin e vizitës së vet në Izrael Kryeministri bullgar Bojko Borisov shqyrtoi me homologun e tij izraelit Benjamin Netanjahu mundësitë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe prodhimin eventual në sferën e mbrojtjes. Marrëdhëniet dypalëshe u caktuan si tradicionalisht të mira.

Kryeministri Netanjahu e falënderoi Bullgarinë për përkrahjen e saj dhe mbrojtjen e interesave të Izraelit në forume të ndryshme ndërkombëtare edhe në kuadrin e BE-së. Izraeli është një partner strategjik i Bullgarisë në fushën e ekonomisë, financave, energjetikës, turizmit dhe bujqësisë. Bashkëpunim ka edhe në lëmin e teknologjive të larta dhe të sigurisë.

“Për ne Izraeli është një mik, në të cilin mund të mbështetemi”, tha kryeministri Borisov. Në takimin e tij me Presidentin e Izraelit Reuven Rivlin u diskutua situata në Lindjen e Mesme.

Kryeministri bullgar u takua me liderin e opozitës parlamentare Isaak Hertsog. Borisovi e falënderoi Kuvendin e Izraelit (Knesset) për ndihmën në lidhje me hartimin dhe diskutimin publik të Ligjit bullgar kundër terrorizmit.

Gjatë vizitës u bë e qartë se në shtator në Sofje dhe në Tel Aviv pritet se do të inaugurohen monumente kushtuara përvjetorit të 75-të të shpëtimit të hebrenjve bullgarë.

Në takimin e tij me Patrikun e Jerusalemit Theophilos III Bojko Borisovi u dekorua me Urdhrin e Kalorësit të Jerusalemit. Kryeministri bullgar informoi Patrikun për rinovimet e bëra në kishat bullgare brenda dhe jashtë shtetit dhe pastaj u përkul para Varrit të Shenjtë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD
Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD