Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Adelina Banakieva: “Është koha që shoqëria civile në Bullgari të marrë përsipër kontrollin mbi punën e institucioneve sociale”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

E quajnë Adelina Banakievën “gruan – kauzë”, dhe kjo është me bazë. Ajo është njeriu, i cili menjëherë është gati të ndihmojë, kur ka fëmijë në nevojë, fëmijë i cili nuk ka këpucë për të vajtur në shkollë ose nuk ka ku të jetojë. Megjithëqë shoqëria konsideron se problemet e fëmijëve jetimë janë kujdes i institucioneve, për Adelina Banakievën kjo është një kauzë. Shumë herë ajo hasi apatinë e nëpunësve shtetërorë, të cilët interesohen nga fëmijët vetëm si një numër dhe buxhet, të cilin shteti lëshon për rritjen e tyre. Për asnjë çast Adelina Banakieva nuk mund të pajtohet me korrupsionin në sferën sociale dhe nuk pushon së kërkuari ndihmë dhe së përhapuri të vërtetën për të ashtuquajturit fëmijë nga institucionet. Gruaja e cila lufton modelet e vjetruara konservatore dhe të korruptuara në shtet, nuk mendon se ka diçka shqetësuese të kërkohen para, kur duhet të ndihmohet ndonjë fëmijë në nevojë. Sipas saj, ligjet nuk inkurajojnë firmat dhe personat privatë që të merren me bamirësi. Ndërsa aty ku shteti mungon, fjalën e kanë shtetasit e zgjuar dhe të ndjeshëm ndaj problemeve. Ka se çfarë t’u thotë Adelina Banakieva këtyre njerëzve.

Rastësisht para afro 7 vitesh ajo zbuloi mjerinë në të cilën jetonte një familje me tre fëmijë në Sofje. Atëherë ajo nisi të kërkojë ndihmën e institucioneve dhe kështu kauza sociale u bë pjesë e jetës së saj.

“Ndodhi, që një fëmije, i cili atëherë ishte 11 vjeç i ra të fikët para meje në një stacion të autobusit – kujton Adelina Banakieva. – Doli që fëmija ishte shumë i uritur dhe mjeku konstatoi hipoglikimi. Fillova të kërkoj variant të zbuloj prindërit, sepse fëmija duhet të hynte në spital. Doli që ai jetonte bashkë me vëllain dhe motrën, përkatësisht 4 dhe 6 vjeç, në një automobil të lënë në parkingun e lagjes së kryeqytetit Gorubljane. Evidenca tregoi, se formalisht këta fëmijë frekuentojnë kopshtin e fëmijëve dhe shkollën. Dëshpërimi im më i madh ishte, se nuk arrita t'i bind nëpunësit e shkollës vendore të japin sinjal në dikasteret sociale dhe kështu t’u sigurojnë fëmijëve kushte më të mira për jetesë. Doli që ky është një problem serioz, sepse shkollat në vendbanimet e vogla kanë probleme me numrin e fëmijëve dhe nuk janë të prirë të heqin dorë nga çdo fëmijë i regjistruar te ta. Kështu që me më shumë rëndësi është numri se sa fëmija dhe shpëtimi i tij. Argumenti i drejtorit të shkollës ishte, se në se do të ulet numri i fëmijëve, kjo mund të bëhet shkak për mbylljen e shkollës. Shpjegova, se fëmijët jetojnë në rrugë, se nëna është me sëmundje psikike, se babai është alkoolik dhe asgjë e mirë nuk i pret ata në shtëpi. Isha e detyruar që unë t’u sinjalizojë autoriteteve sociale. Krahas kësaj kërkova ndihmën e të gjithë miqve dhe njerëzve të cilët shfaqën kuptim. Ishte shumë e vështirë të bind nëpunësit, se këta fëmijë kanë nevojë për mbrojtje. Edhe më e vështirë ishte që fëmijë të tillë të strehohen në “SOS Fshatrat e Fëmijëve”, të cilët në atë periudhë financoheshin nga selia e tyre në Austri. Për më tepër bëhej fjalë jo për një, por për tre fëmijë. Atëherë filloi beteja ime në ndihmë të fëmijëve nga familjet me probleme dhe nga institucionet.”

Adelina Banakieva mendon, se edhe më sot situata nuk është e ndryshuar. Ajo çuditet se pse një rast me heqjen e të drejtave prindërore nga një familje bullgare në Norvegji provokon një debat të tillë, ndërsa probleme më të rënda tek ne mbeten të padukshme.

“Pasi nisi procesi i të ashtuquajturit deinstitucionalizim i fëmijëve jetimë, të cilin fillimisht e mirëpritëm, doli se kjo nuk është një praktikë e përshtatshme për vendin tonë në momentin e tanishëm. U bë e qartë se si shoqëria, ashtu edhe Agjencia shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijës nuk janë gati për ndryshimin. Pasi institucionet u mbyllën fëmijët u përcollën kryesisht në rajone të varfra dhe ata u kthyen në një mënyrë të nxjerrjes së bukës së gojës të disa prej familjeve të cilat u sigurojnë atyre strehimin familjar. Fëmijët që banonin në një vend të mirë, me infrastrukturë të ndërtuar, si ishte “SOS Fshati” në Dren, gjithashtu u nxorën. Bashkë me nënat e tyre strehuese u vendosën në blloqe të lagjes “Izgrev” të qytetit Pernik. Me këtë u pajtuan edhe përfaqësuesit e “SOS Bullgaria”, gjë me të cilën unë nuk jam dakord. Vazhdoj të pyes kush kishte nevojë që fëmijët të transferohen në një bllok të një qyteti, pasi për ta ishin të krijuar kushte të mira dhe infrastrukturë speciale. Tani “SOS Fshati” është bosh, ndërsa fëmijët në qytetin Pernik hasin vështirësi të mëdha. Unë bëj atë të cilën është sipas forcave të mia – mbledh veshje, por kjo nuk mjafton. Te ne akoma ka nevojë për njerëz të zgjuar me ndërgjegje prej qytetari, të cilët të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD