Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkatdhetarët tanë nga Ballkani Perëndimor ngulin këmbë për një akses më të lehtë tek shkollat e së dielës dhe shtetësia bullgare

БНР Новини
Foto: BGNES

“Bashkësitë bullgare në Serbi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë duhej të përfshiheshin më aktivisht në debatet, të cilat u zhvilluan para samitit për Ballkanin Perëndimor më 17 maj. Ata janë të qartë për situatën dhe problemet në këto vende dhe mund të japin shumë informacion, sepse janë lidhja e natyrshme midis Bullgarisë dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor” – vuri në dukje Nënpresidentja Ilijana Jotova në një konferencë në Sofje kushtuar bashkësive bullgare jashtë shtetit si një faktor kyç për procesin e aderimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Zëvendëskryeministri Valeri Simeonov theksoi se politika e aderimit të regjionit në familjen evropiane do të vazhdohet edhe nga Austria, Rumania, Finlanda dhe Kroacia, sepse Presidenca Bullgare arriti ta kthejë temën në rendin e ditës të BE-së. Ai shtoi se me rëndësi kyçe për regjionin është përmirësimi i klimës së investimeve, gjë që varet si nga stabiliteti dhe parashikueshmëria e ekonomisë, ashtu dhe nga angazhimet konkrete të shteteve për krijimin e një partneriteti funksionues ekonomik të bazuar te fqinjësia e mirë. Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të pakicave bullgare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, të cilët i prezantuan problemet me të cilat ndeshen bashkësitë bullgare jashtë shtetit. Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit Petër Harallampiev i kushtoi një vëmendje të posaçme situatës në Serbi dhe Kosovë, ku që prej vitesh bullgarët luftojnë për të drejtat e tyre si shtetas me të drejta të plota të të dyja shteteve:

“Një prej organizatave të bullgarëve në Kosovë ka parashtruar 500 nënshkrime në Parlamentin e Kosovës, që të njihet pakica kombëtare bullgare. Ata duan që minoriteti bullgar të njihet zyrtarisht sipas shembullit të shumë pakicave të tjera, si malazezët, kroatët dhe boshnjakët, që të mund të përfitojnë sa më efektive nga të gjitha mundësitë e zhvillimit, të cilat i siguron vendi. Bullgarët mund të jenë një kapital shumë serioz, i cili të përdoret për integrimin më të shpejtë të Kosovës në proceset evropiane. Në Serbi pakica bullgare është e njohur, bashkëpunimi midis dy shteteve po forcohet, por edhe atje ka probleme” – konstatoi z. Harallampiev.

Mendimi i tij u përkrah edhe nga Kryetari i Qendrës Kulturore Informative në Bosilegrad Ivan Nikollov, i cili deklaroi se proceset që ndodhin në Bosilegrad do të çojnë në zhdukjen e popullsisë bullgare. Ai shprehu shqetësimet e veta se bashkatdhetarët tanë atje do të jenë minoriteti i parë, i cili do të zhduket nga harta etnike e Evropës, kurse përgjegjësia për këtë do të jetë si e Serbisë, ashtu edhe e Bullgarisë. Sipas z. Nikollov ky proces tashmë ka filluar, sepse:

“Kemi një popullsi që po plaket dhe shumë pak njerëz, që punojnë. Ekonomia jonë është e asgjësuar dhe nuk ekziston që nga viti 2001, si dhe bujqësia, të mos flasim për arsimin në gjuhën bullgare.”

Një problem tjetër serioz i bullgarëve në Serbi është se foshnjat e tyre emërtohen sipas modelit serb. Aleksandër Dimitrov nga shoqata “Gllas” (“Zëri”) në Bosilegrad propozoi që Bullgaria të kërkojë këshillë nga vende të tjera evropiane sa u përket politikave ndaj minoriteteve të tyre, që ndodhen në shtete të tjera. Si një shembull i mirë u shënua Hungaria, e cila para dy vitesh e përkrahu pakicën e vet në Vojvodinë me 160 mln euro, drejtuar biznesit të vogël, gjë që u lejoi hungarezëve për t’u mbetur atje.

Një prej problemeve të përbashkëta të minoriteteve në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni mbetet procedura e vështirë e marrjes së shtetësisë bullgare, si dhe pamundësia që fëmijët e martesave të përziera të vizitojnë shkollat bullgare të së shtunës dhe të së dielës. Shkaku për këtë është banal – në shumicën e shteteve të përmendura nuk ka shkolla të tilla dhe kjo nuk është e rastit. Qëllimi është që bullgarët të asimilohet dhe ta harrojnë fisin, atdheun dhe origjinë e tyre. Përjashtimi është vetëm Republika e Maqedonisë, sepse në fillim të këtij viti në Shkup u hap shkolla e parë bullgare e së dielës, e cila këtej e tutje do të ruajë të gjallë vetëdijen bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD