Ambasadori i Serbisë në Bullgari Vladimir Çurgus dhe udhëheqësi i Përfaqësisë së Komisionit Evropian tek ne Ognjan Zllatev shpallën se ka shans të vërtetë për ndërtimin e një pike të re të kontrollit kufitar ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë, e cila do t’i lidhë qarqet Montana (në Bullgari) dhe Pirot (në Serbi). Kështu distanca mes Bullgarisë Veriperëndimore dhe Serbisë Verilindore do të shkurtohet shumë.
Ishte diskutuar këtë se para 5 vjetësh numri i bullgarëve që kanë udhëtuar deri në Serbi ka qenë 40 mijë veta, kurse ai i serbëve, të cilët kanë vizituar Bullgarinë – 70 mijë veta. Për vitin e kaluar shifrat përkatëse janë 420 000 dhe 500 000. Pika e re kufitare do të ndërtohet me financimin evropian të parashikuar për zhvillimin e konektivitetit të rajonit.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..
Më 18 prill festojmë Ditën Botërore të Radio Amatorëve. Në këtë datë në vitin 1925, u themelua Organizata Ndërkombëtare e Radio Amatorëve IARU. Në..
Ambasadori i Iranit në Bullgari, Alireza Irvash, u thirr në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme më 16 prill 2024 për shkak të sulmit të Iranit ndaj..
Presidenti italian Sergio Mattarella deklaroi mbështetjen e Romës për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen. Me ftesë të kreut të shtetit..