Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eric Rubin: Armatimi i ri i forcave tokësore do të përmirësojë rolin e Bullgarisë në NATO

Amabasadori i SHBA-së në Bullgari Eric Rubin
Foto: BTA

Ambasadori amerikan në Sofje Eric Rubin informoi se me prioritetin e vet për arritjen e 2% prej Produktit të Brendshëm Bruto për sferën e mbrojtjes, Bullgaria mund të dallohet ndër aleatët e tjerë në Samitin e NATO-së gjatë korrikut.

Rubin kujtoi se Greqia, Turqia dhe Rumania përdorin avionë gjuajtës F-16. Para disa ditësh Parlamenti në Sofje i dha dritë jeshile procedurës për blerjen e gjuajtësve të rinj për forcat ajrore dhe të armatimit për këmbësorinë bullgare. “Armatimi i ri i forcave tokësore do të përmirësojë rolin e Bullgarisë në Aleancë”- theksoi ai .

“Si ambasador amerikan duhet t’i përmend dhe avionët gjuajtës amerikanë” – tha ambasadori Rubin. Sipas fjalëve të tij modernizimi dhe përputhshmëria operacionale janë ndër angazhimet kryesore të Bullgarisë në NATO.

Vlera e projekteve deri në vitin 2024 është rreth 1 mlrd. 600 mln. euro.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD