Bullgaria, Serbia dhe Hungaria do të bashkëpunojnë në sferën e gazit natyror

Peter Siarto (majtas), Aleksandër Antiç dhe Temenuzhka Petkova
Foto: me.government.bg

Bullgaria, Serbia dhe Hungaria do të punojnë për garantimin e sigurisë energjetike në regjion, duke zhvilluar bashkëpunimin në fushën e gazit natyror.

Kjo u bë e qartë gjatë takimit të Ministres bullgare të energjetikës Temenuzhka Petkova me Ministrin serb të energjetikës dhe minierave Aleksandër Antiç dhe Ministrin e punëve të jashtme dhe tregtisë të Hungarisë Peter Siarto (PéterSzijjártó).

Tema kryesore e bisedimeve ishte realizimi i projektit për ndërtimin e linjës interkonektive mes sistemeve të shpërndarjes së gazit natyror të Bullgarisë dhe Serbisë. Ministrat Petkova dhe Antiç nënvizuan se do të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme në mënyrë që përdorimi i interkonektorit të fillojë më 2022-ën.


Më shumë nga rubrika

Zëvendëskryeministrja Ekaterina Zaharieva kërkon një takim të menjëhershëm me ekspertët qipriotë mbi rastin “Olympic"”

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva këmbënguli përpara Ambasadorit qipriot tek ne Marios Kundurides për një takim të menjëhershëm në një nivel ekspertësh midis përfaqësuesve të Komisionit për Mbikëqyrje..

botuar më 18-08-20 5.18.MD

Operacion masiv kundër imigrantëve ilegalë në Sofje

Një operacion masiv i policisë së kryeqytetit dhe i xhandarmërisë kundër imigrantëve ilegalë u zhvillua midis fshatrave Svetovraçane dhe Negovan rreth Sofjes. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan për 11veta të arrestuar me prejardhje të pa..

botuar më 18-08-20 4.55.MD

Gabriella Kozareva është drejtoresha e re e Agjencisë së Regjistrimeve

Gabriela Kozareva merr përsipër Agjencinë e Regjistrimeve në vend të Zornica Daskallovës e cila ka dhënë dorëheqje për shkak të krizës me Regjistrin Tregtar. Deri më sot ajo qe drejtoreshë e Agjencisë për Inkurajimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të..

botuar më 18-08-20 4.11.MD