Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Presidenti Ivanov refuzoi ta nënshkruajë “këtë marrëveshje të dëmshme” për emrin e Maqedonisë

Foto: BTA
“Nuk do të përkrah dhe nuk do të nënshkruaj këtë marrëveshje të dëmshme për emrin”, deklaroi Presidenti maqedonas George Ivanov në fjalimin e tij drejtuar kombit në lidhje me marrëveshjen e arritur ndërmjet kryeministrave të Maqedonisë dhe të Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras. Sipas Kreut të shtetit negociatat janë zhvilluar në mënyrë të papërgjegjshme dhe jo transparente, kurse qeveria nuk ka arritur pozitë të unifikuar dhe konsensus. Në përgjigjen e qeverisë thuhet se Presidenti Ivanov nuk është person i përgjegjshëm dhe nuk punon për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, të cilat janë prioritetet me interes më të lartë kombëtar. “Në vend të bllokimit të ardhmërisë së Maqedonisë dhe të shtyjë vendin në izolim, më mirë është që Ivanov të izolojë veten në skenën politike”, thuhet në reagim.

Nikos Koxias: Besoj se regjioni ynë do të bëhet më i qetë

Foto: BGNES
Marrëveshja e arritur ndërmjet Greqisë dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë do të jetë pengesë për pretendimet irredentiste të Shkupit, deklaroi Ministri i jashtëm grek Nikos Koxias gjatë vizitës së tij në Moskë. Ai shtoi se qeveria greke shpreson se do t’i zgjidhë po kështu çështjet kontradiktore me Shqipërinë dhe do t’i rifillojë negociatat për ribashkimin e Qipros. “Besoj se regjioni ynë do të bëhet më i qetë. Tani, kur dalim nga kriza financiare besoj se stabiliteti do të na ndihmojë në rritjen ekonomike”, tha ai.

Aleksandër Vuçiç: Për Serbinë është me rëndësi të zhvillojë marrëdhëniet e saj me Turqinë

Foto: BGNES
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se për Serbinë është me rëndësi që të zhvillojë marrëdhëniet e saj me Turqinë, ku ai ishte ftuar për inaugurimin e Gazsjellësit Transanadollian. “Për ne është një nder që të jemi ndër të ftuarit, pavarësisht se nuk mendoj se në TANAP do të ketë shumë gaz për Serbinë, por do të ketë për Italinë, Shqipërinë dhe për shtete të tjera”, tha Vuçiç dhe shtoi se gaz për Serbinë do të sigurojë Rryma Turke. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e investimeve turke në fabrikat e mëdha në qytete të ndryshme të shtetit të tij.

Patriku Ekumenik bëri thirrje për pranimin e “kishës skizmatike të Shkupit” në unitetin ortodoks

Foto: BGNES
Patriku Ekumenik Bartolomeu u bëri thirrje kishave të tjera ortodokse që të pranojnë “kishën e Shkupit” në unitetin ortodoks. Ai citoi një pjesë të leterës së Apostulit Pavle dërguar Konstantinit se “kur rënkon një organ, atëherë rënkojnë të gjithë organet, ndërsa kur gëzohet një organ, gëzohen të gjithë”. Kisha maqedonase nuk është njohur zyrtarisht dhe tani pranohet si skizmatike dhe heretike nga bota ortodokse, por “ekzistenca e një përçarjeje nuk është argument për të lënë një komb vetëm” – tha Patriku Ekumenik.

Turqia rivendos lidhjen hekurudhore me Iranin

Foto: iran-daily.com
Ministri i transportit i Turqisë Ahmet Arslan deklaroi se pas një pauze trevjeçare shteti i tij do të rivendosë transportin hekurudhor për pasagjerë deri në fqinjin e tij Iran. Aktualisht mes Turqisë dhe Iranit transportohen vetëm mallra. Arslani shtoi se transporti hekurudhor në Turqi tani është prioritet dhe prandaj 95% prej linjave hekurudhore në vend janë rindërtuar. Pak më herët Kryeministri turk Binali Jëldërëm (Binali Yıldırım) informoi se është planifikuar ndërtimi i linjës hekurudhore me shpejtësi të lartë, e cila do të jetë pjesa turke e Rrjetit Transevropian të Transportimit. “Linja është me gjatësi 233 km. nga Stambolli  deri në Edrene dhe do të kontribuojë për zhvillimin e Rrugës Historike të Mëndafshit, e cila e Lidh Ballkanin me Anatolinë dhe Lindjen e Mesme”, komentoi Kryeministri turk.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD