Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Borisov përshëndeti Presidentin Erdogan për fitoren zgjedhore

| rinovuar më 18-06-25 3.27.MD
Foto: BGNES

Në një bisedë telefonike Kryeministri bullgar Bojko Borisov e përshëndeti Rexhep Erdoganin për fitoren e tij në zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Turqi. Borisov shprehu kënaqjen e vet për kontaktet e forcuara midis Bullgarisë dhe Turqisë gjatë disa viteve të fundit dhe shënoi se shpreson që bashkëpunimi bilateral të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryeministri bullgar e njohu Erdoganin edhe me pozitën e shprehur nga ai para liderëve evropianë në Bruksel se marrëveshja me Turqinë duhet të vazhdojë të jetë në fuqi, që të përballohet kriza lidhur me migrantët. Borisov vuri në dukje gjithashtu se ka ngulur këmbë edhe një herë që BE-ja të paguajë pjesën tjetër të mjeteve, për të cilat u arrit marrëveshje. Presidenti turk e falënderoi Kryeministrin bullgar dhe shprehu shpresë për një partneritet edhe më të suksesshëm mes dy shteteve tona. Presidenti Erdogan u përshëndet edhe nga Presidenti bullgar Rumen Radev. “Besoj se vota e popullit turk nga 24 qershori 2018 do të jetë në thelbin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të suksesshëm të zhvillimit të Republikës së Turqisë dhe të prosperitetit të saj në të gjitha sferat”, vuri në dukje Rumen Radev në përshëndetjet drejtuar homologut të tij turk Rexhep Erdogan.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD