Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liderët evropianë përkrahën pozitën e Bullgarisë për fluksin e migrantëve

Foto: BGNES

Të gjithë liderët e BE-së përshëndetën Bullgarinë për punën e saj aktive gjatë Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së mbi temën e migracionit. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov në Bruksel pas takimit të punës mbi çështjet e migracionit dhe dhënies së strehimit, organizuar nga Komisioni Evropian. Udhëheqësit shtetërorë dhe të qeverisë, që morën pjesë në takim, kërkuan që Komisioni Evropian të vendosë çfarë mjete buxhetore mund të riorientohen për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Bullgaria nuk do të pranojë migrantët, të cilët kaluan deri tashti përmes territorit të saj për të arritur deri në Evropën Perëndimore, tha zoti Borisov para gazetarëve. Sipas kryeministrit bullgar, vendet e BE-së do të mbajnë përgjegjësinë solidare për migracionin mezi pasi kufijtë e jashtëm do të bëhen të mbrojtura dhe do të ketë një sistem për vendosjen e rojtarëve të BE-së përgjatë saj.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD

Ngarkesa e parë e karburantit bërthamor amerikan mbërriti në Bullgari

Ngarkesa e parë e karburantit të freskët bërthamor për centralin atomik “Kozlloduj” mbërriti në Portin Varna - Perëndim. Ajo na është dorëzuar nga anija me flamur holandez "Adamas", raportoi BNT. Karburanti i prodhuar nga kompania amerikane..

botuar më 24-04-19 4.19.MD

Komisionerja e BE-së Johansson kontrolloi regjimin e Shengenit në Aeroportin e Sofjes

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson vizitoi pikën kufitare të Aeroportit të Sofjes. Ministri në detyrë Kalin Stojanov i tregoi Johanssonit organizimin e ri të punës pas hyrjes ajrore të Bullgarisë në Shengen. U theksua se gjëja..

botuar më 24-04-19 3.36.MD