Fëmijët nga Ukraina mësojnë gjuhën bullgare në qytetin Razgrad

Autor:

30 fëmijë dhe 10 mësues nga Qendra kulturore arsimore bullgaro-ukrainase “Media” në Odesën e Ukrainës, marrin pjesë në seminarin dyjavor të gjuhës bullgare në qytetin Razgrad. Seminari organizohet me ndihmën e Qendrës shkencore “Kiril dhe Metodi” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në partneritet me shkollën tetëvjeçare “Ivan S. Turgenev” në qytetin verilindor bullgar. Me anë të një dekreti ministror nga viti 1993 për realizimin e arsimimit të bullgarëve jashtë shtetit, që të gjithë personat me kombësi bullgare, të cilët jetojnë më vete ose në bashkësi bullgare, kanë të drejtë të frekuentojnë kurs dyjavor kualifikues, duke u përfshirë në programe të ndryshme arsimore në Bullgari. Në qytetin Razgrad seminari zhvillohet për vit të parë dhe do të vazhdojë deri më 1 korrik.

Снимка

Miqtë janë akomoduar në shtëpinë e pushimit “Pçelina” në vendin me të njëjtin emër. Për ta janë siguruar leksione dhe ushtrime në gjuhën bullgare, në historinë dhe gjeografinë bullgare, në muzikën popullore dhe artet etnografike. Gjatë kohës së seminarit fëmijët njihen me traditat dhe zakonet kombëtare, kurse lektorët nga Qendra shkencore “Kiril dhe Metodi” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave zhvillojnë mësime praktike me mësuesvit.

Снимка

Nxënësit nga shkolla tetëvjeçare “I. S.Turgenev” marrin pjesë aktive në programin e përgatitur për moshatarët e tyre ukrainas, si dhe në vizitat në vende interesante kulturore dhe historike në rajonin e qytetit Razgrad dhe në kryeqytetet e vjetra bullgare – Pliska dhe Veliki Presllav. Mbrëmjet e fëmijëve bullgarë dhe ukrainas janë plot me lojëra tradicionale, rreth zjarrit në kamp mikpritësit tregojnë përralla.

Снимка

Bullgarët e Besarabisë u pritën në godinën e administratës së rrethit në qytetin Razgrad nga vërsnikët e tyre nga shkolla e Razgradit me bukë, merudhi dhe mjaltë. E duam shumë mëmëdheun tonë të vjetër, çdo një fëmijë nga grupi ka rrënjët e veta në Bullgari, premtojmë të mësojmë gjuhën bullgare dhe të njihemi me vëllezërit tanë sllavë”, tha mësuesja  nga Ukraina – Viktorija Stojanova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Sadet Kërova

Më shumë nga rubrika

Pakësimi i shpejt i popullsisë e drejton vëmendjen ndaj cilësisë së resurseve njerëzore me të cilat disponojmë

Pavarësisht se popullsia në vendin tonë po pakësohet me ritme të shpejta, prognozat apokaliptike se bullgarët do të zhduken si komb janë të pabaza. Në këtë bindin studiuesit e problemeve demografike nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe rikujtojnë..

botuar më 18-11-19 4.54.MD

Ngjarje me adresë ballkanike

Arrestime në Athinë pas demonstratës me rastin e përvjetorit e kryengritjes studentore të Politeknikumit Mijëra njerëz u mblodhën në procesionin protestues në Athinë me rastin e përvjetorit të 45-të të demonstratave të studentëve të..

botuar më 18-11-19 3.36.MD

75 për qind prej konsumatorëve bullgarë dëshirojnë të paguajnë në dyqan me smartfonin

Afro 75 për qind prej konsumatorëve bullgarë kanë dëshirë të paguajnë me smartfonin në vend të kartës bankare ose me para në dorë. Këtë e tregon një anketim për Bullgarinë. Sipas të dhënave interes më të madh ndaj këtij shërbimi ka ndër njerëzit..

botuar më 18-11-18 1.20.MD