Maria Ileva: Gjithmonë kam ditur se do të bëhem piktore

Nuk mbaj mend asnjë moment, kur të kem dashur të bëhem diçka tjetër veçse piktore. Mendoj se që si fëmijë shumë i vogël gjithmonë kam ditur se ky është fati im” – kështu filloi biseda jonë me Maria Ilievën – një grua e re dhe delikate, pikturat e së cilës na pushtojnë me detajet dhe realitetin e imazhit. Ajo është një krijuese e shumanshme – është autore e ilustrimeve për përralla fëmijësh, e natyrëmorteve kolorite, e pikturave me imazhet më delikate femërore.

Снимка

Maria Ilieva ka mbaruar në degën e “Pikturimit mural” në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje dhe gjatë vitit 1996 bashkë me motrën e saj mori pjesë në pikturimin e kriptës së Kishës Ruse në Sofje.

Снимка

Ky ishte një projekt shumë interesant – na tregon Maria. – Me të ishte ngarkuar një murgeshë – piktore shumë e talentuar, motra Magdalina nga Manastiri i Knjazhevos, kurse ne ishim zbatuesit. Punonim me teknikë të përzier. Bojërat i përzinim me një emulsion të posaçëm  sipas një recete sekrete. Mësuam jashtëzakonisht shumë nga motra Magdalina për pikturimin e ikonave. Ajo ka qenë nxënëse e Ilia Beshkovit, një prej krijuesve më të shquar bullgar nga gjysma e parë e shekullit XX, dhe e piktorit rus të ikonave Nikollaj Shelehov. Motra Magdalina  na mësoi të punonim me ngjyra të buta.

Снимка

Këtë butësi të imazheve Maria i transferoi edhe në pikturimin e bullgareve me kostume popullore bullgare. Mirëpo, kjo ndodhi disa vite më vonë, gjatë vitit 2007, kurse deri atëherë ajo merrej me pikturim mural dhe jo vetëm me këtë:

Gjatë vitit 1997 kërkoja një vend të përshtatshëm lidhur me projektin e diplomës sime – vuri në dukje Maria Ilieva – Kërkova bashkëpunimin e ambasadorit të atëhershëm të Rusisë në Bullgari Aleksandër Avdeev dhe ai më siguroi një prej mureve në shkollën pranë Ambasadës së Rusisë. Punoja 7 muaj. Tani kabineti i historisë, ku ishin pikturuar mbreti Boris dhe mbreti Vladimir, dy figurat historike, në saje të të cilave Bullgaria dhe Rusia pranuan krishterimin , dhe skena “Lindja e Krishtit”, janë shndërruar në muze të shkollës.

Снимка

Magjepsëse, tërheqëse, mahnitëse me bukurinë e vet – të tilla janë bullgaret në tablotë e piktores Maria Ilieva. Vajza e parë me veshje popullore, e pikturuar nga krijuesja e re, nuk u pranua në galerinë në të cilën ajo i ekspozonte veprat e saj, me argumentin se ishte e stolisur së tepërmi. Mirëpo, pak kohë pas kësaj kjo tablo u shit në atelienë e kornizave. Autorja vendosi se kjo është një shenjë se kjo mënyrë e pikturimit është e mirë dhe kjo i dha asaj një stimul për të vazhduar përpara. Pikërisht seria e bullgareve me veshje popullore si një mishërim i pastërtisë, çiltërsisë, dashurisë dhe bukurisë, e ktheu Maria Ilievën në piktoren më të njohur moderne bullgare, me stil origjinal. Portretet sikur janë të gjalla ndërsa nga çdo imazh sikur shkëlqen bukuria dhe butësia femërore.

Снимка

Është e domosdoshme shumë kohë, që të pikturohet një detal serioz, për shembull, të rikrijohet lëkura e fytyrës, ashtu që të jetë e tejdukshme, ndërsa sytë të shkëlqejnë dhe të shikojnë. Shumë vështirë është të pikturohen buzët e gojës. Mendoj  se është mirë të zbuten hijet e fytyrës dhe të tregohet bukuria e saj” – shpjegon vështirësitë në pikturim Maria Ilieva.

Modelet e para të piktores ishin dy vajzat e saj plotë joshje dhe shoqet e tyre. Pas kësaj Maria filloi të zgjedhë modelet në Internet. Nuk kaloi shumë kohë dhe filluan të vijnë porosi nga mbarë bota. Veprat e gruas së re janë pronë e koleksioneve private në Gjermani, Britaninë e Madhe, Francë, Japoni, Rusi, SHBA.

Është interesante se shumë prej bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit, për shkaqe nostalgjie, kërkojnë nga unë që të pikturoj gratë, vajzat ose vet ata në veshje popullore ose me elemente të tilla. Deri tashti në punë hasa njerëz të mrekullishëm me fate interesante“ – rrëfen Maria Ilieva dhe shpjegon se kudo në botë vlerësohet lartë imazhi ekspresiv i bullgares, i cili pushton dhe mbetet përgjithmonë në zemrat e njerëzve.

Shumë shpesh zbuloj të meta në punën time, sepse krahasohem me piktorët më të mirë botërorë të kohës sonë dhe zbuloj se kam akoma shumë për t’u bërë – është kritike ndaj vetes Maria Ilieva. – Që të jesh piktor në Bullgari dhe ta nxjerrësh bukën e gojës nga kjo punë, duhet të jesh shumë i mirë. Është e vështirë. Jam e lumtur, se po vazhdoj të pikturoj dhe shpresoj, që edhe në të ardhmen do të ketë njerëz, të cilët do ta pëlqejnë punën time” – shpreh shpresë Maria Ilieva.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Svetllana Dimitrova

Foto: Desisllava Semkovska dhe arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Autokinemaja e lëvizshme ishte mysafire e qytetit Sliven

Qyteti Sliven (Bullgari Jugore) ishte mikpritës i projektimeve të filmave në qiell të hapur në stadiumin “Haxhi Dimitër” dhe në parkun “Junak”. Në dy projektime – në orën 21 dhe 23 më 11 korrik autokinemaja prezantoi filma bullgarë, të cilët kohët e fundit..

botuar më 18-07-14 1.10.MD

Ikona nga qyteti Nesebër janë ekspozuar në “Galerinë Tretjakovskaja”

Katër ikona unikale nga qyteti i lashtë bullgar Nesebër janë ekspozuar në Moskë në një nga muzetë më të mëdhenj në botë – “Galeria Tretjakovskaja”. Dy nga ikonat janë të Shën Dhimitrit nga shekulli i 16 dhe i 17, një është e Shën Poliefkt nga..

botuar më 18-07-07 12.40.MD

Piktorja Vanesa Katrin e prek publikun italian me piktura live

Arti i saj lind live, përpara syve të publikut, dhe ashtu si në jetë-pa prova paraprake. Piktorja bullgare Vanesa Katrin pikturon në pallatet italiane, në sallat e koncerteve dhe bile në manastire, kurse imazhet e saj në kanavacë janë..

botuar më 18-07-04 2.34.MD