Shenjtërore të lashtë trake gërmuan arkeologët në ishullin “Shën Toma”

Foto: historymuseum.org

Një shenjtërore të madhe trake zbuluan arkeologët e Muzeut Historik Kombëtar në ishullin “Shën Toma” afër qytetit Sozopoll.

Në bregun perëndimor të ishullit ekipi zbuloi dy vende rituale nga Epoka e Vonshme e Hekurit. Supozohet se numri i tyre është më i madh. Ata u shfrytëzuan nga trakët pas shekullit të 5-të para Krishtit, gjë për të cilën dëshmojnë fragmentet e amforave greke. Sendet e zbuluara dëshmojnë, se në ishullin Shën Toma kishte një shenjtërore të madhe detare. Vendi nuk u zgjodh rastësisht, sepse në afërsi të drejtpërdrejt kalonte rrugën e lashtë nga Sozopolli për në Kostandinopojë.

Gjatë ekspeditës së parë zyrtare në ishull në vitin 1955 u zbuluan themelet e një kishe të vogël dhe të disa godinave të tjera. Sipas arkeologëve ato janë rrënojat e një kishe me një anijatë. Aty afër arkeologët e muzeut gërmuan edhe mure të një manastiri mesjetar.

Më shumë nga rubrika

Rrënojat e banjës romake në qendrën e qytetit Dobriç përsëri tërheqin vizitues

Në qendrën e qytetit Dobriç gjendet një monument i kulturës, i cili është pjesë e historisë së lashtë të krahinës së Dobruxhës. Bëhet fjalë për godinën e një banje të pasur romake, e cila mbase ka shërbyer vilën e ndonjë romaku të pasur. Atje..

botuar më 18-07-08 11.25.PD
Kori muzikor pranë Gjimnazit Bullgar të Vajzave “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Selanik, 1911

Bullgarët në Selanik – një pjesë prej historisë së Bullgarisë dhe të Greqisë

Në kryeqytet u paraqit albumi “Selaniku dhe bullgarët – historia, kujtesa, koha bashkëkohore. Me këtë botim përfundon pjesa e parë e një projekti kushtuar kësaj teme. Ai është realizuar nga Instituti i Ballkanistikës pranë Akademisë Bullgare të..

botuar më 18-07-03 12.24.MD
Bashkimi i Bullgarisë, litografi e botuar në Vjenë

Albumi “Bullgaria dhe Evropa” zbulon lidhjen tonë shumëshekullore me Kontinentin e Vjetër

Agjencia Shtetërore “Arkivat” tregon bashkë unitetin shumëshekullor të bullgarëve me pjesën tjetër nga Evropa përmes dëshmive materiale, të cilat i ruan – dokumente, fotografi, harta dhe gravura nga Mesjeta deri në mesin e shekullit të 20. Jo..

botuar më 18-06-26 1.29.MD