Një shenjtërore të madhe trake zbuluan arkeologët e Muzeut Historik Kombëtar në ishullin “Shën Toma” afër qytetit Sozopoll.
Në bregun perëndimor të ishullit ekipi zbuloi dy vende rituale nga Epoka e Vonshme e Hekurit. Supozohet se numri i tyre është më i madh. Ata u shfrytëzuan nga trakët pas shekullit të 5-të para Krishtit, gjë për të cilën dëshmojnë fragmentet e amforave greke. Sendet e zbuluara dëshmojnë, se në ishullin Shën Toma kishte një shenjtërore të madhe detare. Vendi nuk u zgjodh rastësisht, sepse në afërsi të drejtpërdrejt kalonte rrugën e lashtë nga Sozopolli për në Kostandinopojë.
Gjatë ekspeditës së parë zyrtare në ishull në vitin 1955 u zbuluan themelet e një kishe të vogël dhe të disa godinave të tjera. Sipas arkeologëve ato janë rrënojat e një kishe me një anijatë. Aty afër arkeologët e muzeut gërmuan edhe mure të një manastiri mesjetar.
Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..
"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..
Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..