Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Moti i keq dhe rrebeshet shkaktuan viktima në Rumani

Foto: romania-insider.com

Katër veta janë të vdekurit, disa persona ishin evakuuar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në Rumani gjatë ditëve të fundit. Në rajonin Kovasna, ku moti i keq ka shkaktuar më shumë probleme – në pjesën qendrore të shtetit, janë përmbytur disa fshatra. Kjo u bë pas uji ka dalë jashtë digës mbrojtëse. Janë mobilizuar zjarrfikësit dhe xhandarët. Reshjet e mëdha kanë dëmtuar ura, ka dhjetëra shtëpi të shembura.


Beogradi dhe Prishtina shkëmbyen replika të ashpra

Foto: reutersconnect.com

Autoritetet në Beograd dhe në Prishtinë shkëmbyen replika të reja të ashpra, drejtuara njëri-tjetrit. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi të dielën se “për Serbinë do të ishte fitore në qoftë se e merr një metër në Kosovë, ku sot nuk kemi asgjë”. Por, shpejt ka ardhur kundërpërgjigja nga udhëheqësi i delegacionit kosovar për bisedimet me Serbinë, Avni Arifi: “Asnjë metër të tokës së Kosovës për asnjë çmim!.... Sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim. As tash as kurrë”.


Zëvendëskryeministri Hoxhaj: Rusia kërcënon Ballkanin

Foto: BGNES

Gjatë vizitës në Londër Zv.Kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj deklaroi se “shqetësime për sigurinë e Ballkanit janë çështjet e hapura mes shteteve por edhe kërcënimet e jashtme siç bie fjala ndikimi i Rusisë, e cila punon vazhdimisht për destabilizimin e rajonit”. Një shembull konkret, Hoxhaj tha se është qendra e inteligjencës ruse në Nish të Serbisë. Sipas Zëvendëskryeministrit “Për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkan, të gjitha vendet duhet të përkushtohen në rrugën drejt BE-së, e në veçanti Serbia. Ballkani Perëndimor duhet ta kapitalizojë momentin pozitiv pas marrëveshjes Athinë – Shkup, derisa Kosova e Serbia po hyjnë në fazën finale të dialogut që duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”.


Në Maqedoni do të ketë referendum për Marrëveshjen me Greqinë gjatë shtatorit

Foto: reutersconnect.com

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha para Televizionit shtetëror në Shkup se ndoshta gjatë shtatorit në vend do të zhvillohet referendumi për Marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin shtetëror. Ndërkohë Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg deklaroi se gjatë samitit në Bruksel më 11 dhe 12 korrik Maqedonisë do t’i dërgohet ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Aleancë.


Civici: Çdo shqiptar lind me një borxh prej 3 mijë eurosh

Foto: abcnews.al

Ish Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Adrian Civici tha se aktualisht Shqipëria është shteti me më shumë borxhe në regjion dhe “çdo qytetar i saj lind me një borxh prej 3 mijë eurosh”. Sipas tij “Shqipëria renditet në listën e vendeve problematike pasi borxhi nuk përdoret për të stimuluar rritjen ekonomike por për të mbuluar gropat në të ardhurat buxhetore”. Tani borxhi publik i Shqipërisë është 68.6% prej Produktit të Brendshëm Bruto, e kjo do të thotë 8 mlrd euro.


Në Stamboll heqin mbishkrimet në gjuhën arabe

Foto: yabangee.com

Në bashkinë Esenyurt, e cila është një nga vendet në Stamboll me përqendrim më të lartë të refugjatëve sirianë, autoritetet vendore filluan të heqin mbishkrimet në gjuhën arabe nga vitrinat e dyqaneve, duke iu referuar kërkesës së re, sipas së cilës mbishkrimet në objektet tregtare dhe në lokalet duhet të përmbajnë të paktën 75% fjalë turke. Bashkë me refugjatët në këtë lagje të Stambollit erdhën shumë firma siriane dhe në bashki shpesh marrin ankesa për shkak të sjelljes së të huajve. Ditët e fundit Kryebashkiaku i Ersenyrt-it personalisht ishte i pranishëm në kontrollimet e higjienës në lokalet siriane, pas të cilave ishin mbyllur disa restorante, që nuk u përgjigjen standardeve.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD