Bullgarët në Selanik – një pjesë prej historisë së Bullgarisë dhe të Greqisë

Kori muzikor pranë Gjimnazit Bullgar të Vajzave “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Selanik, 1911

Në kryeqytet u paraqit albumi “Selaniku dhe bullgarët – historia, kujtesa, koha bashkëkohore. Me këtë botim përfundon pjesa e parë e një projekti kushtuar kësaj teme. Ai është realizuar nga Instituti i Ballkanistikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave bashkë me Agjencinë Shtetërore “Arkivat” dhe disa institucione të tjera.

Festa e shoqërive bullgare të zanatçinjve me rastin e 11 majit – Dita e Shenjtorëve Kiril dhe Metodi, 1906

Projekti ka tri qëllime kryesore. I pari është që t’ia rikujtojë shoqërisë pranisë historike bullgare në qytetin e Selanikut. I dyti – ta popullarizojë kujtesën e shoqërisë për qytetin, kurse i treti – t’i prezantojë iniciativat moderne bullgare të lidhura me të. “Njeriu pa rrënja është si pema pa rrënja” – thotë udhëheqësja e projektit doc. Jura Konstantinova nga Instituti i Ballkanistikës. “Nuk mund të mos kemi kujtesë për të kaluarën. Duhet të kemi themele, mbi të cilat të mbështetemi dhe kujtime të shtrenjta.

Rrënjët e bashkësisë bullgare në qytet na çojnë në të kaluarën e largët. Mirëpo, albumi përfshin periudhën që nga shekulli i XIX deri më sot e kësaj dite, sepse për këtë periudhë disponojmë më shumë dokumente, na tregon doc. Konstantinova. Lulëzimi i bashkësisë bullgare të Slenaikut është pas vitit 1878, kur si rezultat i Luftës Ruso-Turke u çlirua pjesa veriore e Bullgarisë, kurse tërë Maqedonia dhe Trakia e Egjeut, përfshi këtu dhe qytetin e Selanikut, mbetën në Perandorinë Osmane. Shumë bullgarë nga qytezat e Maqedonisë Perëndimore dhe nga krahinat e afërta u vendosën në Selanik, që të kërkojnë atje prosperitet dhe siguri.

Снимка

Cilët janë bullgarët e shquar, të lidhur me Selanikun?

Ky ishte një prej qëllimeve të projektit tonë – të kuptojmë se çfarë pjese prej bashkësisë bullgare është lidhur me qytetin” – thotë Jura Konstantinova. – Në fillim mendonim se popullaritet më të madh kishin dy Vëllezërit e Selanikut – Shenjtorët Kiril dhe Metodi – krijuesit e alfabetit sllav. Mirëpo, sa më shumë punojmë, sa më shumë bëhemi të qartë se bullgarët, të cilët kanë mbaruar gjimnazet e Selanikut – gjimnazin e djemve, gjimnazin e vajzave dhe gjimnazin tregtar, dhe trashëgimtarët e tyre, janë ata, të cilët e ruajnë më shumë kujtesën për kulturën bullgare në Selanik.”


Mësuesit e parë në Shkollën Bujqësore Amerikane në Selanik, jetimë nga Kryengritja e Ilindenit. Pedagoget dhe nxënëset nga kolegji francez në Selanik.
Masonët nga shoqëria e masonëve “Ylli i Selanikut”. Më në të djathtë është Dragan D. Tëpkov, përfaqësues i një familjeje të njohur bullgare.

Një prej qëllimeve të projektit është “jo vetëm t’i kërkojë historitë personale në arkivat bullgare, por edhe të drejtohemi ndaj sa më shumë dëgjuesve dhe qytetarëve, të cilët të lidhen me ne dhe të na tregojnë  historitë e tyre, të na dërgojnë materiale digjitale, po të kenë të tilla në arkivat e tyre familjare, fotografi etj. Do të shihni në këtë botim dokumentar se tashmë ka njerëz të tillë. Desha t’u bëj apel nëpërmjet juve të gjithë trashëgimtarëve, pavarësisht nëse jetojnë sot në Bullgari, ose përtej kufirit, për ta ruajtur kujtesën për fisin e tyre” – thotë doc. Konstantinova para Radio Bullgarisë.

Kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkivat” doc. dr. Mihaill Gruev e përshëndeti ekipin prej kolegësh dhe shokësh, të cilët punuan për botimin e librit.

СнимкаNë qoftë se njeriu e shfleton albumin do të shohë se është paraqitur jo vetëm historia politike, luftërat në emrin e vetëdijes kombëtare dhe vendosja e bashkësisë bullgare në Selanik” – thotë z. Gruev. – “Do të shihni një paletë të pasur të jetës kulturore, publike, politike dhe ekonomike të Selanikut në një perspektivë shumë të gjatë. Dokumentet e para janë që nga fillimi i shekullit të XVIII, kurse ato të fundit kanë të bëjnë me takimin midis Kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe atij grek Aleksis Cipras.

Piktura “Briri i Artë në Stamboll” e Dragan D. Tëpkov, i cili e ka mbaruar arsimin e mesëm në Selanik dhe ka bërë studime në degën e pikturimit në Romë.

СнимкаPorta e Vardarit – një gravurë prej librit “Udhëtimi në Maqedoni” – 1831, të shkencëtarit dhe diplomatit francez E. M.  Kuzineri. Në fund të shekullit XIX rajoni rreth Portës ka qenë lagje ku kanë banuar kryesisht bullgarë.

Është fakt se historia e Selanikut është lidhur edhe me një sërë konfliktesh midis Bullgarisë dhe Greqisë. Mirëpo, kjo faqe duhet të mbetet në të kaluarën, theksoi shkrimtarja Elena Peeva – Nikiforidis, një prej bullgareve, të cilat banojnë në Selanik në kohën e sotme. “Desha të them se një libër i tillë duhet të botohet edhe nga ana e Greqisë për grekët në Sofje dhe në Bullgari në përgjithësi” – tha znj. Nikiforidis.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Arkivi Qendror Shtetëror,
arkivi familjar i familjes Tëpkovi dhe i profesoreshës Raja Zaimova,
albumi familjar New York & Thessaloniki, 1994


Më shumë nga rubrika

Rrënojat e banjës romake në qendrën e qytetit Dobriç përsëri tërheqin vizitues

Në qendrën e qytetit Dobriç gjendet një monument i kulturës, i cili është pjesë e historisë së lashtë të krahinës së Dobruxhës. Bëhet fjalë për godinën e një banje të pasur romake, e cila mbase ka shërbyer vilën e ndonjë romaku të pasur. Atje..

botuar më 18-07-08 11.25.PD

Shenjtërore të lashtë trake gërmuan arkeologët në ishullin “Shën Toma”

Një shenjtërore të madhe trake zbuluan arkeologët e Muzeut Historik Kombëtar në ishullin “Shën Toma” afër qytetit Sozopoll. Në bregun perëndimor të ishullit ekipi zbuloi dy vende rituale nga Epoka e Vonshme e Hekurit. Supozohet se numri i..

botuar më 18-06-30 2.50.MD
Bashkimi i Bullgarisë, litografi e botuar në Vjenë

Albumi “Bullgaria dhe Evropa” zbulon lidhjen tonë shumëshekullore me Kontinentin e Vjetër

Agjencia Shtetërore “Arkivat” tregon bashkë unitetin shumëshekullor të bullgarëve me pjesën tjetër nga Evropa përmes dëshmive materiale, të cilat i ruan – dokumente, fotografi, harta dhe gravura nga Mesjeta deri në mesin e shekullit të 20. Jo..

botuar më 18-06-26 1.29.MD