Angell Xhambazki: “Kufijtë e padukshëm pengojnë unitetin e Bashkimit Evropian”

Autor:
Foto: dw.com

Me fillimin e krizës ekonomike botërore në vitin 2018, Bashkimi Evropian hyri në “syrin” e stuhisë, efektet e së cilës akoma nuk janë plotësisht të qarta. Megjithëse që atëherë kaluan 10 vjet, po mbetemi me ndjenjën se ajo thellohet më shumë. Përveç kësaj problemet lokale dhe evropiane po shtohen – si këto të lidhura me refugjatët, me situatën në Itali, referendumin në Katalonjë, të cilin qeveria spanjolle nuk e njohu. Ngjarja e fundit, por ndoshta edhe më e rëndësishmja në këtë kontekst është dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja më 29 mars 2019. Ky vendim i një shteti sovran në fakt është shkëputja e ekonomisë së dytë për nga madhësia nga BE-ja dhe ngrit shqetësime serioze.

Se çfarë në fakt e provokoi divorcin mes Londrës dhe Brukselit dhe cilat janë mësimet që mund t’i nxjerrim nga kjo situatë – këto ishin temat e një forumi të zhvilluar në Sofje dhe të organizuar nga Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve evropianë (ECR). Në të morën pjesë Zëvendës Kryetari i grupit parlamentar të ECR-së Sayed Kamall, deputetë nga Gjermania dhe Britania e Madhe. Nga pala bullgare fjalime mbajtën deputeti evropian Angell Xhambazki dhe juristi dhe profesori në Universitetin e Sofjes Atanas Semov. Sipas tyre fakti se Mbretëria e Bashkuar braktis familjen evropiane, nuk do të thotë se do të rrëzohen të gjitha urat mes tyre. Bashkëpunimi me BE-në do të vazhdojë në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, për shkak të ekspertizës dhe mundësive, me të cilat disponon Mbretëria në këto sfera. Brexit-i u bë fakt për disa arsye, mendon profesori Semov:

СнимкаNjëra arsye për këtë votë të zgjedhësve në Mbretërinë e Bashkuar ishte nënvlerësimi i domosdoshmërisë për dialog të hapur dhe të sinqertë me qytetarët. U nënvlerësua nevoja për shpjegim të përpiktë të të gjitha përparësive dhe negativave që i sjell anëtarësia në Bashkimin Evropian. Gjithmonë kam besuar se ai, i cili e do BE-në, duhet ta kritikojë atë në mënyrë të hapur. Brexit-i në fakt ishte Brukselexit – një shenjë e qartë e mospranimit të dy realiteteve evropiane. Njëri nga këto realitete, për të cilat bëhet fjalë është mbirregullimi. Një shembull i mirë për të është dokumenti i lidhur me të dhënat personale, i njohur si GDPR. Por arsyeja akoma më e madhe për të ishte federalizmi i BE-së dhe ndjenja për kufizimin e sovranitetit të shteteve-anëtare.”

Një argument tjetër i rëndësishëm në favor të brexit-it ishte ftesa e bërë nga kancelarja Angela Merkel ndaj të gjithë refugjatëve dhe mesazhi i drejtuar ndaj tyre se janë të mirëpritur në Evropë. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e kufijve të jashtëm të BE-së. Kjo pasiguri ndikoi negativisht të gjitha shtetet-anëtare, sepse provokoi skepticizëm evropian dhe shtoi besimin në formacionet e ndryshme të djathta. Për këtë dëshmojnë rezultatet e zgjedhjeve në Austri dhe Itali, ku partitë e skajshme të djathta u bënë faktor i pashmangshëm në formimin e qeverive në Vjenë dhe Romë. Arsyejen e tretë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja mund ta kërkojmë në dëshirën e Komisionit Evropian të përcaktojë rendin e ditës të shteteve-anëtare. Një përpjekje e tillë është ashtuquajturi pakt “Mobilitet”, i cili kërcënon vetë ekzistencën e kompanive transportuese në Evropën Juglindore. Deputeti bullgar nga Parlamenti Evropian Angell Xhambazki tha se debatet për këtë çështje kanë nxjerrë në pah në mënyrë të qartë kufijtë e padukshëm brenda BE-së:

Снимка"Nga njëra anë qëndrojnë ata, të cilët dëshirojnë që Bashkimi Evropian të bëhet një shtet federal shumëkombësh sipas shembullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër ndodhen njerëzit, për të cilët traditat dhe arritjet historike të kombeve të ndryshme kanë rëndësi të madhe. Shprehësi i tendencës së parë është Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili flet për unitet evropian, por në të njëjtën kohë provokon ndarje të BE-së – në vende “të vjetra” perëndimore dhe vende periferike nga duhet marrë punëtorë dhe ku shiten mallrat e prodhuara nga ekonomitë perëndimore. Në anën tjetër qëndrojnë shtetet Polonia, Hungaria, Austria, Italia. Kështu formohet një rend i ri i ditës në Evropë dhe mund të fillohet debati i vërtetë për të ardhmen e Bashkimit."

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Ndarja e “Patriotëve të Bashkuar” shkaktoi tensione të reja në udhëheqje

Dy muaj pas tensioneve të shtatorit në koalicionin udhëheqës për shkak të kundërshtimeve mes GERB-it dhe “Patriotëve të Bashkuar”, në mes të nëntorit jemi dëshmitarë të turbulencave të reja, për shkak të kundërshtimeve brenda Patriotëve të..

botuar më 18-11-19 4.05.MD
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekatrina Zaharieva (në mes), Ministrja e drejtësisë Cecka Caçeva dhe Ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov në brifing në Këshillin e Ministrave në lidhje me raportin e Komisionit Evropian për Mekanizmin e bashkëpunimit dhe Verifikimit.

Raporti i radhës i KE-së për Bullgarinë – çfarë është e reja, çfarë është e vjetra dhe sa duhet të emocionohemi për të

Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian që nga fillimi i vitit 2007, por akoma mbetet objekt monitorimi nga ana e Komisionit Evropian për sa i përket gjendjes së drejtësisë dhe rendit të brendshëm. Monitorim të tillë po implementohet edhe për..

botuar më 18-11-14 1.40.MD

Samiti me Greqinë, Rumaninë dhe Serbinë në qytetin e Varnës është një hallkë nga aktiviteti më i gjerë regjional i Bullgarisë

Aktiviteti regjional i Bullgarisë gjatë javës së kaluar kulmoi me takimin katërpalësh të nivelit të lartë në qytetin Varna midis Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë, në të cilin me ftesë nga Sofja mori pjesë dhe kryeministri i Izraelit..

botuar më 18-11-05 1.07.MD