Sebastian Kurz para Radios Kombëtare Bullgare:

Projekti “Bashkim Evropian” do të përfundojë pasi Ballkani Perëndimor bëhet pjesë e tij

Foto: BGNES

Presidenca Austriake e Këshillit të BE-së filloi me një “samit”. Kryeministri bullgar Bojko Borisov ia dorëzoi simbolikisht stafetën kancelarit austriak Sebastian Kurz në majën Planai mbi Schladming. Në një ceremoni të shkurtër ishte i pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të BE-së Donald Tusk.

E dërguara e posaçme e Radios Kombëtare Bullgare në Schladming Vesella Vlladkova kishte mundësi të bisedonte ekskluzivisht me Sebatsian Kurz për “kohërat e vështira” përmes të cilave kalon BE-ja, si dhe me Zëdhënësin e Presidencës Austriake të Këshillit të BE-së dr. Peter Launsky.

Motoja e Presidencës Austriake të Këshillit të BE-së është “Evropa e cila mbron”. Kjo moto është lidhur drejtpërsëdrejti me politikën e migracionit – deshëm që ta ndalojmë imigracionin ilegal. Deshëm që t’i mbrojmë arritjet tona, mirëqenien tonë dhe gjithçka të arritur deri tani nga Evropa. Një prej prioriteteve tona është një temë e trashëguar nga Bullgaria – t’i aderojmë vendet e Ballkanit Perëndimor në BE. Ne gëzohemi shumë për suksesin dhe përparimin e Bullgarisë gjatë gjashtë muajve të Presidencës së saj evropiane”, vuri në dukje para Radios Kombëtare Bullgare zëdhënësi i Presidencës Austriake dr. Peter Launsky.

Samiti kushtuar Ballkanit Perëndimor në Sofje luajti një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces”, deklaroi Kryeministri bullgar Bojko Borisov në Schladming. “Horizonti i qartë për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë po i vënë themelet e perspektivës së tërë regjionit”, shtoi ai, duke nënvizuar trashëgiminë në temat e Presidencës bullgare dhe në atë austriake të Këshillit të BE-së:

Logoja jonë ishte “Bashkimi e bën fuqinë”. Kurse logoja e Presidencës Austriake është “Evropa e cila mbron”. Ne mund të mbrohemi vetëm po të jemi unikë. Gjatë gjashtë muajve të Presidencës Bullgare kishim një dialog të pandërprerë me Sebastian Kurz. E njoha me punën tonë, që të mund t’i vazhdojmë arritjet tona edhe gjatë Presidencës Austriake mbi të gjitha temat – Ballkani Perëndimor, infrastruktura digjitale, siguria dhe migracioni, Evropa sociale.”

Tema e cila vazhdon të krijojë kundërvënie në BE është migracioni. A është adekuate në këtë sfond tema për zgjerimin e Bashkimit në Ballkanin Perëndimor? Kancelari austriak Sebatsian Kurz para Radios Kombëtare Bullgare:

Tema është shumë adekuate! Për ne vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë të rëndësishme. Për Austrinë projekti “Bashkimi Evropian” do të përfundojë atëherë, kur këto shtete aderohen. Prandaj ne i përkrahim gjashtë vendet në rrugën e tyre drejt Bashkimit. Do të bëjmë çmos që ta përshpejtojmë këtë proces gjatë gjashtë muajve në vijim. Aktualisht jam optimist, sidomos sa i përket Serbisë dhe Malit të Zi. Së shpejti mund të fillojnë bisedimet për aderimin e Maqedonisë dhe të Shqipërisë dhe ky është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv.”

Kur të flasim për refugjatët dhe për Ballkanin nuk mund të mos e përmendim rolin e Turqisë. Kancelari austriak Sebastian Kurz përsëriti edhe gjatë vizitës së tij në Sofje gjatë muajit mars se bisedimet me Turqinë për anëtarësinë e saj në Bashkim duhet të ndërpriten. Edhe tani ai vazhdon të jetë kategorik sa i përket kësaj çështjeje:

Kooperim me Turqinë – po, anëtarësi – jo. Kjo është pozita jonë që prej kohe, ajo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Mirëpo, kjo nuk përjashton veprimet e përbashkëta, sidomos në fushën e migracionit. Keni të drejtën – marrëveshja për refugjatët nuk funksion në mënyrë perfektë, por megjithatë ne e përkrahim dhe ajo është shumë e rëndësishme për ne.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Pozita e Sofjes për rritjen e buxheteve për mbrojtje është e matur

Samiti i NATO-së në Bruksel do të kujtohet me emocione të shumta të lidhura me propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake të aleatëve nga 2% në 4% prej Produktit të Brendshëm Bruto. Në NATO tema ishte mjaft..

botuar më 18-07-13 3.37.MD

Si samiti i shtatë 16+1 e vendosi Bullgarinë ndër lajmet botërore

Vizita katërditore e Kryeministrit kinez Li Keqiang në Bullgari, që përfundoi ditën e diel, është ndër temat kryesore të mediave kombëtare sot. Shumica prej tyre vendosin në plan të parë idenë e Kryeministrit Bojko Borisov që Qendra e ardhshme e..

botuar më 18-07-09 3.02.MD

Ballkani Perëndimor – prioritet i kabinetit “Borisov 3” edhe pas Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së

Me veprimet e veta të fundit në politikën regjionale qeveria e Bojko Borisovit edhe një herë ripohoi se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet në politikën e jashtme të Bullgarisë edhe pas përfundimit të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së..

botuar më 18-07-06 2.44.MD