Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare, të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar në Bullgari gjatë katër muajit e parë të vitit 2018 janë afro 11% më të larta krahas periudhës janar-prill një vit më parë. Turistët e huaj i kanë tejkaluar 1.772 milionë, duke shënuar një rritje prej 9.3%.
Në top 5 të të huajve që preferojnë pushimet dhe udhëtimet në Bullgari mbeten shtetet fqinje, ku më shumë vizita ka pasur nga Rumania.
Një interes të fortë ndaj Bullgarisë po vazhdojnë të tregojnë dhe turistët nga Gjermania, Britania e Madhe, Izraeli, Rusia, dhe Ukraina.
Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..
Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..
Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..