Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punishtja për endje dhe thurje pranon entuziastë në fshatin Manastir

БНР Новини

Kujdestarë të entuziazmuar të simboleve bullgare do të ndërmarrin një udhëtim në të kaluarën, ku do t’i  takojnë nga afër traditat dhe me duart e veta do të krijojnë sende të ndryshme ashtu siç kanë bërë njerëzit për breza të tëra me radhë. Në fshatin Manastir në rajonin e malit të Rodopeve ata do të mësojnë artizanat  nga banuesit vendas dhe do të bëjnjë një udhëtim në kohën, kur ai ka lulëzuar. E gjithë kjo në një ambient autentik të traditave, dialektit, këngëve dhe recetave vendase.

Снимка

“Dy duar, një zemër” quhet punishtja për pëlhura, e cila në mesin e muajit gusht do t’i pranojë adhuruesit më të flaktë të rrugicave rodopase, shkorsave dhe velenxave, që të mësohen të thurin dhe të endin nga mjeshtret më të mira në fshat.Pjesëmarrësit do të mësojnë që të gjithë procesin – nga krehja dhe ndarja fije-fije, deri tek qepja e papuçeve të qëndisura, kurse në kohën e vet të lirë do të njihen me traditat vendase dhe do të këndojnë këngë autentike me grupin folklorik vendas.

Снимка

Në themel të projektit qëndrojnë shoqata “Nishan” dhe vatra e kulturës “Hristo Botev 1929”. Ose e thënë ndryshe – 2 njerëz të rinj, të cilët kanë organizuar martesën e tyre sipas traditave të vjetra bullgare dhe të cilët dëshirojnë të përfshijnë më shumë njerëz në përjetimin në mënyra të ndryshme të traditave popullore.

Снимка

Çdo gjë filloi kur përpara disa vjetëve fillova të mësoj valle popullore dhe hap pas hapi më bëhej gjithnjë e më interesante – kujtohet  Reneta Gjeorgjieva. Fillimisht për mua ishte kureshtare që të vishem në veshje popullore, kurse pas kësaj u bë më i madh interesi edhe për traditat e rajoneve e ndryshme. Kështu në mënyrë fare të natyrshme erdhi dhe vendimi për një dasmë në stilin tradicional. Me bashkëshortin tim u njoha pikërisht në fshatin Manastir. Dhe pasi morëm vendim se kjo është mënyra jonë për organizimin e dasmës, filluam të studiojmë traditat dhe zakonet e ndryshme. Në fund të fundit u bë një dasmë me shumë emocione dhe miqtë mbetën me përshtypje shumë të sinqerta dhe të ngrohta nga ajo të cilën e kishin përjetuar – jo vetëm sesa e bukur dhe me çfarë ngjyrash të pasura dhe të larmishme ka qenë, por më tepër se e kanë ndier. Pikërisht kjo na shtyu të krijojmë shoqatën dhe të ofrojmë mundësi që njerëzit të mund të përjetojnë traditat përmes organizimit të dasmave tradicionale, projekteve, punishteve dhe xhirimeve kinematografike.

Снимка

Shumë njerëz hedhin vështrim drejt kohës së kaluar, sepse midis brezit të prindërve të vet dhe atij të gjyshërve dhe gjysheve të tyre gjithnjë e më shumë shkëputet fija e traditave dhe kujtimi për jetën e stërgjyshërve zbehet.

Por ne të cilët jetojmë në këto vise, sikur na është e koduar në mënyrën e mendimit – të kërkojmë vazhdimisht rrënjët tona”, mendon Reneta Gjeorgjieva. Ky është dhe shkaku që kohët e fundit shpesh të shikojmë njerëz të veshur në veshjet tradicionale popullore, njerëz, të cilët festojnë vënien e kurorës së të afërmve të tyre të rinj duke përsëritur rite shekullore.

Снимка

Vajza është mbuluar me vallo të kuqe, sepse në këtë moment kalimtar, në të cilën nuk është as vajzë, as grua – ka qenë ekspozuar ndaj rreziqeve – tregon Reneta Gjeorgjieva. Prandaj fytyra e saj duhet fshehur pas vellos. Zakonisht nga ana e nuses gjërat kanë qenë më të mjera, me qenë se familja e saj është ndarë me të, derisa tek burri ka pasur më shumë hare dhe momente dëfryese. Për shembull kur djali bashkë me krushqit ka vajtur për të marrë nusen nga shtëpia e saj, ai nuk duhej që ta blinte atë me para, por të kapërcente të paktën tri pengesa, që të mund të dëshmojë  se është i denjë për të.

Снимка

Kohët e fundit është moderne të vishesh në veshje popullore bullgare, të valëvitësh flamurin kombëtar dhe të shpallësh veten për patriot. Bile dhe politikanët tanë gjithnjë e më shpesh i veshin poturet, qylafin dhe papuçet. Po ku është kufiri, përtej të cilit kthimi drejt traditave popullore si një nderim ndaj historisë dhe së kaluarës tonë të përbashkët kalon në një vulgaritet? Sipas Reneta Gjeorgjievës ana vulgare vjen nga mënyra, në të cilën sillesh dhe jo kaq nga mënyra sesi je veshur. “Poturet dhe flamuri kombëtar mund të të transformojnë në një njeri tradicional, vetëm në qoftë se sjellja jote është e përshtatshme. Çdo gjë vjen nga personi”, mendon ajo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: BNR Bllagoevgrad

Ar, argjend dhe mëndafsh - një grua bullgare ringjalli teknologjitë e vjetra në përgatitjen e kostumit të Kjustendillit

Madlen Bozhillova Amin është fituesja e çmimit të vitit 2021 të UNESCO-s "Thesari i Gjallë Njerëzor" për një projekt që lidhet me bërjen e kostumit të lashtë të Kjustendillit të quajtur Saya. Kohë më parë, bullgarja u kthye nga jashtë në vendlindjen e..

botuar më 24-01-03 7.30.PD

Kësmetet e byrekut – nga burbuqet e thanës e deri më sot

Një byrek fati është gjithmonë i pranishëm në tryezën bullgare në fillim të Vitit të Ri. Pjata tradicionale për vendin tonë përbëhet nga shtresa brumi me mbushje djathë, vezë dhe gjalpë. Mund të jetë edhe me lloje të ndryshme mishi, presh, spinaq apo..

botuar më 23-12-31 3.15.MD

Projekti fotografik “Unë jam bullgare”, që bëri bujë në rrjetet sociale, me një botim të ri

"Unë jam bullgare" - një projekt fotografik i cili fitoi popullaritet të gjerë në vendin tonë dhe jashtë shtetit, mbushi 9 vjet. Fotot mahnitëse të fotografit Radosllav Përvanov   prezantojnë bukurinë e Bullgarisë dhe folklorin bullgar..

botuar më 23-12-21 7.45.PD