Lloje të reja kafshësh do të mbajnë emrin e zbuluesit Bojan Petrov

Autor:

Kujtime për Bojan Petrovin përmes koleksioneve të çmueshme me lloje të kafshëve nga malet e larta, shënimet e përpikta të zoologut dhe fytyra e tij e buzëqeshur në fotot e bëra pas pushtimit të majës së radhës. Në hyrjen e Akademisë Bullgare të Shkencave për alpinistin dhe shkencëtarin, i cili mbeti përgjithmonë në Himalajën, sot tregojnë artefaktet e mbledhura nëpër të gjithë botën dhe fjalët e pa shprehura deri në fund, të cilët kolegët, shokët dhe adhuruesit i shkruajnë në librin e nderit.

Снимка

I drejtuar gjithmonë drejt majës më të lartë, Bojan Petrovi i gërshetonte studimet shkencore me arritjet sportive. Në sajë të tij, Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore, në të cilin ai punonte si zoolog, zotëron një nga koleksionet më të pasura të kafshëve nga malet e larta. Njohje për aktivitetin e tij zbulues është dhe fakti se, mbiemrin e tij Petrovi e mbajnë 7 lloje të reja kafshësh – merimanga, brumbuj, njëqindkëmbësh, morra druri, tartabiqe, kurse katër të tjerë aktualisht po përshkruhen.

Снимка

Снимка"Ai ishte studiues akoma që në fëmijëri, kurse alpinizmit iu përkushtua gjatë 10-15 vjetëve të fundit, kur arriti sukseset e tij më të mëdha – tregon profesor Pavell Stoev, një kolegë dhe shok që nga periudha e fëmijërisë. Punonte mbi 3 drejtime - Studionte kafshët shpellore dhe kishte vizituar mbi 500 shpella në botë: Studionte lakuriqtë e natës dhe qe përfaqësuesi bullgar në takimet ndërkombëtare mbi konventën evropiane për ruajtjen e tyre. Drejtimi i tretë ishte lidhur me amfibet dhe zvarranikët si dhe gjetjet më interesante lidhur me to. Përveç kësaj filloi një tezë lidhur me kafshët - merimangë, por mjerisht, nuk mundi ta përfundojë. Ne, kolegët e tij, mund të përfundojmë shumë nga gjërat e tij, aq më tepër se ai la pas vetes dhe shumë njerëz të rinj."

Bojan Petrovi përveç se ishte një dijetar i shquar, mbronte dhe shumë kauza mbrojtëse të natyrës si ajo kundër ndërtimit të tepruar të Pirinit.

"Bojani kishte një pozitë shumë të fortë mbi kazusin me malin Pirin dhe si një specialist-ekolog gjithmonë ka mbrojtur natyrën, larminë biologjike – thotë akoma profesori Pavell Stoev. Kështu që synimet e qeverisë dhe të biznesit ta “konsumojnë” deri në fund një nga malet tona më të bukura, që të mund disa njerëz të përfitojnë, ishte absolutisht e papranueshme për të, si dhe për të gjithë ne. Ai qëndronte dhe pas shumë kauzave të tjera, për shembull për Grykën e Kresnës (Bullgari Jugperëndimore) – duke u shpallur kundër planeve për ndërtimin e autostradës aty."

СнимкаPër zoologun doktor Petër Beron, Sunny – siç e quanin Bojan Petrovin që të gjithë, përgjithmonë do të mbetet djali, i cili jetonte gjithmonë me ritme të shpejta dhe gjithmonë fugonte nëpër korridoret e muzeut.

Bojan Petrov qe para së gjithësh një zoolog dhe një mbrojtës i flaktë i natyrës – ai punonte në fusha të shumta, kurse koleksionet e tij të vlefshme, të mbledhura në zonat e kufijve më të lartë të jetës /rreth kampeve të alpinistëve në lartësi 5-6 mijë metra/, përgjithmonë do të mbeten tek ne – tregon shkencëtari. Ai qe një përjashtim në sfondin e të gjithë të tjerëve, me qenë se demonstronte një vullnet të paparë dhe pavarësisht nga sëmundjet e tij të shumta dhe traumat nga të dyja katastrofat mundi t’i ngjisë brenda një stine majat më të larta në botë K2, Nanga Parbat dhe Kangchendzyonga. Do ta mbaj mend si djali i vogël, të cilin e emërova në muze gjatë vitit 1998, dhe si njeriun, i cili i donte shumë malet, natyrën dhe shpellat dhe çdo gjë e bënte me shumë zemër”.

Снимка

Kujtimet materiale, të cilat ia la Bojan Petrovi muzeut Kombëtar të Shkencave të Natyrës, tani do të fillojnë të studiohen. Kështu shkencëtarët e rinj do të vazhdojnë veprimtarinë e tij të një njeriu, i cili bënte shkencë, edhe kur mundohej të prekte me dorë qiellin. Ai ëndërronte të shkelte në të gjitha majat në botë me lartësi mbi 8 mijë metra dhe vetëm 4 prej tyre nuk mundi t’i pushtonte. Por pavarësisht nga kjo u ngjit deri në lartësitë, që ku na tregoi, se edhe në botën e sotme materiale ia vlen ta rrezikojmë me të vlefshmen dhe të çmueshmen, kur bëhet fjalë për ëndrrat më të mëdha.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova

Postimet e lidhura

Ceremoni në kujtim të alpinistit Bojan Petrov u zhvillua në Akademinë Bullgare të Shkencave

Një ceremoni në kujtim të Bojan Petrovit – alpinist, speleolog dhe zoolog, u zhvillua në Akademinë Bullgare të Shkencave. Muajin e kaluar ai u zhduk pa lënë gjurmë duke bërë provë të ngjitet në majën Shisha Pangma në Himalajën. Në ceremoninë profesori..

botuar më 18-06-21 6.28.MD
Bojan Petrov

Ndërprenë kërkimin e alpinistit Bojan Petrov

Alpinisti bullgar Bojan Petrov është në mungesë që nga 3 maji. Ai u zhduk nën majën Shisha Pangma në Himalajë. Që nga atëherë e deri tashti disa operacione të shpëtimit nuk arritën ta zbulojnë atë. Ditën e mërkurë kërkimi vazhdoi me helikopter, por..

botuar më 18-05-16 12.37.MD
Bojan Petrov, Daulagiri

Kërkimi i alpinistit Bojan Petrov vazhdon pa rezultat

Shpëtuesit, të cilët kërkojnë alpinistin Bojan Petrov nën majën Shisha Pangma në Himalaje filluan operacion për kërkimin e tij nëpër itinerarit nga kampi 3 drejt kampit 2, mësoi Radioja Kombëtare Bullgare nga ekipi i bullgarit. Ditën e diel, më 13 maj,..

botuar më 18-05-14 11.03.PD
Alpinisti Bojan Petrov

Moti i keq e vështirëson operacionin e shpëtimit të alpinistit bullgar Bojan Petrov

Ambasada e Bullgarisë në Pekin është informuar nga kompania Simrik Air Pvt. Ltd, se tre helikopterë me pajisje të posaçme për operacione shpëtimi janë nisur nga aeroporti Katmandu për të marrë pjesë në kërkimin e alpinistit bullgar Bojan Petrov...

rinovuar më 18-05-11 4.14.MD
Bojan Petrov

Po vazhdon kërkimi i alpinistit bullgar Bojan Petrov

Sot tre sherpë dhe tre shpëtimtarë kinezë po vazhdojnë kërkimin e alpinistit bullgar Bojan Petrov, i cili u zhduk gjatë një ekspedite në Himalajë duke u ngjitur në majën me lartësi mbi 8 mijë metra Shisha Pangma. MPJ-ja e Bullgarisë dhe misionet..

rinovuar më 18-05-09 3.01.MD
Bojan Petrov

Vendndodhja e alpinistit bullgar Bojan Petrov mbetet e panjohur

Bashkëshortja e alpinistit të njohur bullgar Bojan Petrov pohoi në Facebook se vendndodhja e tij është e panjohur prej disa ditësh. Petrov është në vargmalet e Himalajës për të bërë përpjekje për t’u ngjitur majën me lartësi mbi 8 mijë metra Shisha..

rinovuar më 18-05-08 3.13.MD

Bojan Petrov e mposhti majën Daulagiri të Himalajës

Alpinisti dhe zoologu bullgar Bojan Petrov ngjiti majën Daulagiri të Himalajës me lartësi 8167. Kjo është maja e 10-të mbi 8 mijë metra e ngjitur nga ai. Para 2 javëve Petrovi për herë të parë bëri përpjekje për ngjitjen e kësaj maje, mirëpo..

botuar më 17-10-02 3.31.MD
Bojan Petrov

Ditën e diel alpinisti Bojan Petrov niset për ta pushtuar majën Dhaulagiri

Ditën e diel alpinisti Bojan Petrov niset për ta pushtuar majën Dhaulagiri. Kjo është maja e dhjetë e lartë mbi 8 mijë metra, që do të pushtohet nga alpinisti bullgar. Para më pak se një muaji Bojan Petrov arriti të ngjitet në majën Gasherbrum II (8035..

botuar më 17-08-18 4.47.MD
Bojan Petrov

Bullgari Bojan Petrov u ngjit në majën Gasherbrum II (8035 m)

Alpinisti më i suksesshëm bullgar Bojan Petrov njoftoi personalisht para gazetës “Dnevnik”, se ditën e shtune i ngjiti majës Gasherbrum II (8035 m) në malin Karakurum. Kjo ishte prova e dytë e tij të ngjitet në këtë majë pasi në vitin 2009 u imponua..

botuar më 17-07-24 12.12.MD
Bojan Petrov

Bojan Petrov përsëri do të provojë ta pushtojë Gasherbrum II

Alpinisti më i suksesshëm bullgar Bojan Petrov do të bëjë një provë të re, që të ngjitet në majën Gasherbrum II, pasi gjatë vitit 2009 duhej të hiqte dorë vetëm 40 metra larg synimit për shkak të mungesës së litarit dhe partnerit. Petrov u nis për..

botuar më 17-06-07 1.54.MD
Më shumë nga rubrika

Në Bullgari filloi Java Evropiane e Mobilitetit

Fushata e Komisionit Evropian “Java Evropiane e Mobilitetit” zhvillohet çdo vit në periudhën 16-22 shtator me qëllim inkurajimin e bashkive evropiane për të aplikuar dhe ndihmuar transportin e qëndrueshëm dhe mënyrat e lëvizjes dhe gëzon interes..

botuar më 18-09-18 2.36.MD

“Shtëpia e Sofjes” gjallëron kujtimin për aktoren e madhe Adriana Budevska

Më 17 shtator sofjanasit shënojnë Ditën e Sofjes – qyteti, i cili u zgjodh për qendër administrative të Bullgarisë pas Çlirimit. Në saje të bullgarëve të talentuar, të cilët kishin marrë arsim akademik jashtë, kryeqyteti i ri shumë shpejt formoi..

botuar më 18-09-17 2.44.MD

Mësuesi Mina Iliev: Me ndihmën e udhëheqjes së shkollës mësuesi mund të jetë novator

Viti shkollor për nxënësit bullgarë fillon më 15 shtator. Data e kthimit të fëmijëve në shkollë nuk është zgjedhur rastësisht. Pas vendimit qëndron një arsye pragmatike. Deri në vitet e 20-të të shekullit të kaluar nxënësit kanë filluar vitin..

botuar më 18-09-17 2.13.MD