Sofja është një nga qytetet në botë, ku çmimet e banesave rriten më shpejt

Foto: Veneta Pavllova

Një raport ndërkombëtar i kompanisë konsultuese Knight Frank konstatoi se kryeqyteti bullgar Sofja është në vendin e 18 ndër 150 qytetet në botë për nga rritja më e shpejtë e çmimeve. Sofja është me një vend dhe 0.1 për qind përpara San Franciskos, e cila është në vendin e 19 me rritje të çmimeve prej 11.2 për qind. Ndër qytetet nga Evropa Qendrore dhe Lindore dallohet kryeqyteti hungarez Budapesti, ku për një vit çmimet e banesave janë rritur me 14.4 për qind dhe kjo e vendos qytetin në vendin e shtatë. Në krye të klasifikimit janë qyteti Surat të Indisë, ku çmimet e banesave janë rritur me 22.3 për qind. Pas tij janë Izmiri (16.5 për qind) dhe Honkongu (15.6 për qind).

Më shumë nga rubrika

Shtetësia bullgare e dhënë për shkak të investimeve do të hiqet nëse ato nuk zhvillohen

Kontrolli i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme i rreth 40 mijë personave që kanë marrë shtetësi bullgare në periudhën 2013-2018 ka konstatuar se ndër ta ka të tillë, të cilët e kanë marrë shtetësinë e tyre..

botuar më 19-02-20 7.16.MD

Zëvendëskryeministrja Ekaterina Zaharieva: Politika jonë e jashtme duhet të ketë orientim ekonomik

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva mirëpriti drejtorinë e Asociacionit të Konsujve të Nderit. Në takim zonja Zaharieva shqyrtoi mundësitë për punë të përbashkët në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ekonomike..

botuar më 19-02-20 6.21.MD

Bojko Borisov dhe Talat Xhaferi: Bashkëpunimi mes Sofjes dhe Shkupit është i shkëlqyeshëm

Kryeministri Bojko Borisov u takua me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë Veriore Talat Xhaferi, i cili vizitoi Bullgarinë me rastin e votimit në Kuvendin Popullor të projektligjit për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut..

botuar më 19-02-20 3.32.MD