Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjimi i lehtësuar çoi deri në shtimin e numrit të punonjësve nga vende të treta

Foto: arkiv

6 389 janë të huajt e regjistruar si punonjës sezonal në Bullgari nga shtete të treta për gjashtëmujorin e parë. Gjatë së njëjtës periudhe të vitit 2017 ata kanë qenë mezi 2 847. Këta janë njerëz përgjithësisht nga 36 shtete jashtë Bashkimit Evropian. Më shumë janë punonjësit sezonal nga Ukraina - mbi 5 mijë. Pasojnë Moldavia, Kirgistani dhe Rusia. Ka dhe të tillë nga vendet ekzotike si Vietnami, Tajlanda. Sektorët, në të cilët janë punësuar më shumë qytetarë nga shtete të treta janë turizmi dhe bujqësia. Rritja vjen nga lehtësimet, të cilat janë bërë në legjislacionin bullgar me kërkesë të punëdhënësve, të cilët alarmuan  për deficit të kuadrove.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordan Todorov

Raporti parlamentar për marrëveshjen me "Botash" paraqitet në prokuroritë bullgare dhe evropiane

BSP do t'i dërgojë Komisionit Kundër Korrupsionit, Prokurorisë bullgare dhe asaj evropiane raportin parlamentar për kontratën e transportimit të gazit me kompaninë shtetërore energjetike turke "Botash", njoftoi kryetarja e partisë Kornelija Ninova...

botuar më 24-04-18 5.28.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë nuk dëshiron të mbajë përgjegjësinë për ministrin e jashtëm

Unë jam i gatshëm për dialog me presidentin në çdo kohë, siç kam mbajtur deri më tani, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për ndryshimet e propozuara në përbërjen e qeverisë në detyrë. Përgjegjësia për ministrat që propozoj është tërësisht..

botuar më 24-04-18 1.10.MD

Bullgaria ka mbështetjen italiane për anëtarësimin e plotë në Shengen

Presidenti italian Sergio Mattarella deklaroi mbështetjen e Romës për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen. Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Mattarella ndodhet në një vizitë dyditore në vend. Të dy diskutuan për zhvillimin e..

botuar më 24-04-18 9.48.PD