Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kampionati botëror i shahut mbledh në Sofje lojtarët më të mirë të verbër dhe me dëmtime të shikimit

БНР Новини

Nga data 20 deri më 31 korrik Sofja do të jetë mikpritëse e betejave epike nëpër fushat e bardha e të zeza mbi dërrasën e shahut. Kjo do të bëhet në kuadrin e Botërorit të tetë për të verbër dhe për njerëz me probleme me të parit. Është kureshtare se ky nuk është kampionati i parë botëror për njerëz me të meta te syrit, që zhvillohet në vendin tonë.

Bullgaria deri në këtë moment ka qenë mikpritëse vetëm e një kampionati evropian të atletikës së lehtë për njerëz me çrregullime të të parit gjatë vitit të largët 1983” – vuri në dukje në një intervistë për “Radio Bullgarinë” doktori Ivan Janev, kryetar i federatës “Sport për njerëzit me dëmtime të shikimit”, i cili është dhe organizatori i përgjithshëm i kampionatit nga pala bullgare.

Ideja për këtë mikpritje lindi gjatë vitit 2015, kur federata vendosi, se i ka të gjitha premisat – vetëdijen, forcën dhe vullnetin – të organizojë një forum të tillë të madh. Atëherë ajo u mbështet nga Bashkimi i të Verbërve në Bullgari, nga shteti dhe Bashkia e Kryeqytetit, thotë doktori Janev:

Gjatë vitit 2017 në kongresin e IBCA-së (“International Braille Chess Association”), Bullgaria ishte caktuar për mikpritëse të kampionatit botëror, në të cilin marrin pjesë 16 skuadrat e klasifikuara më mirë në olimpiadën e shahut. Me fjalë të tjera, në Bullgari do të vijnë skuadrat më të mira të shahut nga e gjithë bota.

Снимка

Këto janë skuadra të afirmuara prej shteteve me tradita në këtë sport, ku në treshen prijëse janë Rusia, Polonia dhe Ukraina. Sipas fjalëve të Janevit në këto vende shahu është pothuajse një fe. Pjesëmarrësit e tjerë janë nga Serbia, Gjermania, Spanja, Azerbajxhani, India, Venezuela, Italia, Bullgaria, Britania e Madhe, Maqedonia, Sllovenia, Rumania dhe Turqia. Çdo një skuadër përbëhet prej 4 titullarëve. Një pjesë prej tyre janë krejtësisht të verbër, kurse tjetra me shikim të dëmtuar. Shahu për njerëz me probleme në të parit ka dhe specifikat e veta, sqaron Ivan Janevi:

СнимкаKy është një sport i përshtatur. Me fjalë të tjera, që të mund të luajë shah një njeri i verbër ka nevojë për një dërrasë të posaçme. Fushat e zeza janë më të ngritura, kurse të bardhat janë të lugëta. Mbi figurat e zeza lart ka shenja daktile, të cilat i orientojnë lojtarët. Variantet e vjetra të këtyre dërrasave janë me perona. Sahatet të cilat i përdornin njerëzit e privuar nga shikimi, kur luanin shah, më përpara ishin daktilike të bërë sipas sistemit Braille – akrepat kontrolloheshin me gisht, por tanimë përdoret sahat elektronik, i cili flet. Diçka më shumë! Me ndihmën e Ministrisë së Rinisë dhe të Sportit blemë 40 sahate të tilla elektronike nga Spanja. Por përpara kësaj u morëm vesh me prodhuesin të ketë dhe gjuhë bullgare. Me fjalë të tjera, përveç në anglisht, rusisht, spanjisht dhe akoma disa gjuhë të tjera, tanimë ka dhe gjuhë bullgare për shahistët tanë” – thotë Janev dhe asktëson akoma se:

Kampionati Botëror do të transmetohet online në www.chessbomb.com. Ekipi i gjyqtarëve është i përbërë krejtësisht nga gjyqtarë ndërkombëtarë pranë Federatës Ndërkombëtare të Shahut në krye me doktorin Radisllav Atanasov, pedagog në shah në Akademinë Kombëtare Sportive. Do të ketë studio për komente në gjuhën angleze. Shahistë me përvojë do të ndjekin lojërat e secilit konkurrent dhe më interesanti do të ftohen në studio për intervistë. Pa dyshim, nga grupi ynë Rasim Nizam është një nga lojtarët më të shquar të shahut. Ai padyshim do të jetë një nga personat interesantë, që do të jenë mysafirë të studios për transmetime online dhe shpresoj se mediat e tjerë gjithashtu do të tregojnë interes.

Rasim Nizam

Le t'ju njohim shkurtimisht me Rasim Nizam. Ai e humbet shikimin e tij pas një aksidenti kur është në moshën 24 vjeçe. Bëhet njeriu i parë i verbër në Bullgari , i cili ka marrë titullin mjeshtër ndërkombëtar i sportit. Rasim Nazim është kampion i republikës për shumë herë me radhë si dhe kampion ballkanik, mbajtës i medaljes së bronztë nga Botërorja për të verbër gjatë vitit 2015 në Seul. Siç shpjegoi Ivan Janev, gjatë vitit 2017 në Kampionatin Botëror të Shahut për njerëz me të meta në Drezden, Rasim Nizam zuri vendin e 6 prestigjioz.

Do të ndjekim me interes lojën e të gjithë sportistëve. Le t’u urojmë sukses djemve bullgarë, të cilët shpresojnë që në këtë kampionat do të hyjnë në gjashtëshen e parë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD
Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD