Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërkuar nga homologët e tij nga NATO-ja për t’i rritur shpenzimet për mbrojtje deri në 4 për qind prej PBB-së së vendeve të tyre. Këtë e tha Presidenti Rumen Radev para gazetarëve bullgarë në kuadrin e takimit të udhëheqësve të vendeve të Paktit në Bruksel. “Kjo është me rëndësi të madhe për të ardhmen e organizatës. Presidenti Trump e ka të drejtën, sepse çdo një vend duhet të japë kontributin e vet në botën e sotme të pasigurt. Në Bullgari mjetet për forcat e armatosura livrohen shumë vështirë” – shtoi Kreu i Shtetit. Sa i përket politikës ndaj Rusisë Radev nënvizoi se ka rekomanduar që të respektohet “metoda e dy pistave”. “Krahas politikës së përmbajtjes dhe mbrojtjes duhet të ketë dialog, t’i shmanget tonit agresiv dhe të kërkohen mënyra të normalizimit të marrëdhënieve me Rusinë” – vuri në dukje gjithashtu Presidenti bullgar.
Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe qeveria janë në koordinim të vazhdueshëm me departamentet përkatëse dhe shërbimet e sigurisë dhe po e monitorojnë situatën. Ka gatishmëri për evakuimin e shtetasve..
Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..
Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..
Rëndësia e motos "Ekonomia takohet me politikën" nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot - kriza energjetike pas agresionit rus në Ukrainë, përshkallëzimi i..
Ne jemi garanci e stabilitetit në rajon, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në mirëseardhjen e tij në “Forumin Ekonomik të Vjenës – Takim në..
Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve..