Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

NATO-ja ftoi Maqedoninë të nisë bisedime për anëtarësim në Aleancë

Foto: EPA/BGNES

NATO-ja ftoi zyrtarisht Maqedoninë të nisë bisedime për anëtarësim në Aleancë. Këtë e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Paktit Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi pas mbledhjes së parë të takimit bilateral të udhëheqësve shtetërorë dhe qeveritarë të shteteve anëtare të Aleancës Veriatlantike, që zhvillohet në Bruksel, cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare /BTA/. Ai saktësoi se Maqedonia do të bëhet shteti i 30 anëtar i Paktit, pasi përfundojnë procedurat rreth zbatimit të Marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë. Kjo tregon se dyert e NATO-s mbeten të hapura, shtoi z. Stoltenberg. Pa ndryshimin e emrit të Maqedonisë vendi nuk mund të aderohet në Pakt, sqaroi Sekretari i Përgjithshëm i Paktit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD