Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Borisov prezantoi në Kuvend rezultatet e Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian

Kryeministri Borisov në Parlament
Foto: BGNES

Kryeministri Bojko Borisov tha në Parlament se me Presidencën tonë të Këshillit të Bashkimit Evropian Bullgaria ka treguar se mund të punojë bashkë me shtetet e tjera evropiane, të kuptojë thelbin e prioriteteve evropiane dhe të mobilizojë të gjitha forcat për arritjen e tyre.

Sipas Borisovit arritjet kryesore të Presidencës sonë janë fillimi i procesit të negocimit për Kornizën e ardhshme shumëvjeçare financiare dhe sigurimi i vazhdimësisë në politikën e kohezionit dhe në atë të përbashkët bujqësore. Kryeministri nënvizoi dhe më të rëndësishmen e bërë gjatë Presidencës bullgare – rikthimin e temës për integrimin e Ballkanit Perëndimor në rendin e ditës së Bashkimit Evropian.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria është e gatshme të reagojë në rast të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe qeveria janë në koordinim të vazhdueshëm me departamentet përkatëse dhe shërbimet e sigurisë dhe po e monitorojnë situatën. Ka gatishmëri për evakuimin e shtetasve..

botuar më 24-04-19 10.01.PD

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD