Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pozita e Sofjes për rritjen e buxheteve për mbrojtje është e matur

БНР Новини
Foto: BGNES

Samiti i NATO-së në Bruksel do të kujtohet me emocione të shumta të lidhura me propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake të aleatëve nga 2% në 4% prej Produktit të Brendshëm Bruto. Në NATO tema ishte mjaft e ndjeshme edhe deri tani, kur objektivi ishte arritja e 2 përqindjeve prej PPB-së për mbrojtje. Dhe kërkesa e presidentit amerikan provokoi konfuzion dhe hutim. Më në fund emocionet u qetësuan, Donald Trump tha se nuk ka kërcënuar se Shtetet e Bashkuara do të dalin nga NATO-ja, kurse diskutimi për rritjen eventuale të buxheteve ushtarake nga 2 deri më 4% do të zhvillohet në të ardhmen.

Delegacioni bullgar gjithashtu shprehu pozitën e vet për këtë temë, e cila përkon me pozitën e shteteve të tjera evropiane dhe mund të përcaktohet si e matur. Presidenti Rumen Radev, i cili ishte në krye të delegacionit bullgar, komentoi se “rritja e kapacitetit mbrojtës të secilit shteti nuk duhet të bëhet në formën e presionit nga jashtë, por duhet të jetë një domosdoshmëri e kuptuar”. Dhe kujtoi se sipas vendimit të Këshillit konsultativ për sigurinë kombëtare, plani për arritjen e 2% prej PPB-së për mbrojtje duhet të rishikohet para muajit shtator.

Në kuadrin e Samitit të ministrave të mbrojtjes të shteteve aleate, ministri bullgar i mbrojtjes  Krasimir Karakaçanov nënvizoi se sipas pushtetit ekzekutiv në Bullgari ndryshimet konkrete të kuotës së paguar nga Bullgaria duhet të bashkërenditen me ritmet e zbatimit të projekteve për modernizimin e forcave të armatosura. Për këtë modernizim gjatë muajve të ardhshme ishin marrë vendime të vështira të lidhura me forcat ajrore dhe ato tokësore, por parametrat konkrete akoma nuk janë përcaktuar në mënyrë të qartë.

Duhet nënvizuar se pozitat e shpalluara nga Bullgaria në samitin e NATO-së nuk ishin zënë ad hoc në kontekstin e tensionit rreth problemit për buxhetet ushtarake, por janë menduar në mënyrë të thelluar dhe janë shpallur edhe më parë, për shembull në takimin joformal të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Sofje gjatë kohës së Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Atëherë kryeministri Bojko Borisov komentoi se kërkesa e NATO-së për shpenzimet ushtarake nga ana e shteteve anëtare për 2% prej Produktit të Brendshëm Bruto  është një shumë tepër e madhe. Sipas kryeministrit në se në të vërtetë lëshohen aq shumë para shpenzimet për armatim do të jenë për disa trilionë euro. Në samitin e djeshëm në Bruksel ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov nënvizoi se kontributi kombëtar në NATO duhet të ndërlidhet me ritmet e zbatimit të projekteve për modernizim dhe kjo është lidhur me propozimin e Kryeministrit Borisov gjatë majit në Sofje për të bërë një analizë të saktë për këtë se cilat duhet të jenë prioritetet e ndryshme të shteteve.

Qeveria “Borisov” akoma në vitin 2015 e përkrahu idenë për mbrojtje inteligjente, në të cilën në NATO dhe në BE duhet të kërkohet bilanci i saktë i mundësive të buxheteve kombëtare dhe aftësitë ushtarake nuk duhet të rriten në mënyrë individuale, por pas bashkërendimit me aleatët e tjerë. Përkrahja e kësaj teze nuk është vetëm shprehje e pozitës për përgjegjësi të përbashkëta, por është edhe pasojë e mundësive të kufizuara financiare të Bullgarisë. Sepse për qeveritarët bullgarë është e qartë se 3 e gjysmë miliardë leva (1,79 miliardë euro) të parashikuara aktualisht për modernizimin e forcave të armatosura për ekonominë kombëtare janë një barrë pothuaj e papërballueshme, por nga pikëpamja e kapacitetit të domosdoshëm të ushtrisë me siguri janë të pamjaftueshme.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD