Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

40 persona të njohur nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara përkrahën Traktatin midis Maqedonisë dhe Greqisë

Foto: theguardian.com

Mbi 40 persona të shquar nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara përkrahën në një letër të hapur Traktatin midis Maqedonisë dhe Greqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin e fqinjit tonë perëndimor. Në letrën e publikuar në gazetën britanike “Gardian” nënvizohet se “traktati respekton dinjitetin e dy popujve dhe të drejtën e tyre të vetëvendosjes”. Nën dokument qëndrojnë nënshkrimet e shkencëtarëve nga universitetet e Kembrixhit, Londrës, Bërklit, Nju Jorkut, Bolonjës, Varshavës dhe të anëtarëve të Parlamentit Evropian. Sipas shkencëtarëve gjeste të këtij lloji të pajtimit duhet të përkrahen në mënyrë kategorike duke pasur parasysh përkrahjen e nacionalizmit të djathtë në Evropë dhe rrezikun e shfaqjeve revizioniste në Ballkan.


Marrëveshje paraprake për sigurinë evropiane nëpër kufijtë e Maqedonisë

Foto: ec.europa.eu

Komisionari i Bashkimit Evropian Dimitris Avramopulos dhe ministri maqedonas i punëve të brendshme Oliver Spasovski arritën në Bruksel një marrëveshje paraprake për vendosjen e një roje evropiane të sigurisë nëpër kufijtë e ish republikës jugosllave, që ti ndihmojnë të mund të përballojë valët eventuale të imigrantëve. Spasovski vuri në dukje se, qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë të qetë për sigurinë e vet, si dhe se vendi ka shansin historik të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.


Komisioni Evropian e këshillon Shqipërinë të ulë borxhin e qeverisë

Foto: europeanwesternbalkans.com

Komisioni Evropian e këshilloi Shqipërinë të vazhdojë politikën e uljes së borxhit të qeverisë dhe të kredive e pafavorshme, duke përfituar nga dinamika pozitive në ekonomi. Në vlerësimin e fundit të ekonomisë së vendeve-kandidate për anëtarësi në Bashkimin Evropian, komisioni konstatoi se rritja ekonomike në Shqipëri po përshpejton më tej gjatë gjysmës së parë të vitit 2018, e përkrahur nga investimet e huaja dhe shtimi i konsumit të brendshëm. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje prej 4,4%, që është rritja më e lartë për tremujorin gjatë 3,5 vjetët e fundit.


Turqia dhe Holanda po i rivendosin marrëdhëniet e veta diplomatike

Foto: reuters.com

Turqia dhe Holanda ranë dakord që të normalizojnë marrëdhëniet e veta gjatë muajve të ardhshëm, njoftoi ministria e jashtme turke. Vendimi është marrë gjatë një bisede telefonike midis ministrit të jashtëm turk Mevlut Çavushoglu dhe homologut të tij holandez Stef Blok. Tensioni midis të dyja vendeve lindi pasi Holanda refuzoi të lejojë zhvillimin e agjitacionit në vend në përkrahje të referendumit turk nga prilli i vitit 2017


Spitalet sllovene po hapin dyer për mjekë nga shtete të treta

Foto: telegraf.rs

Spitalet sllovene tanimë mund të marrin në punë mjekë specialistë nga shtete të treta, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, për një afat deri më 1 vit me miratimin e ministrisë së shëndetësisë. Këta mjekë duhet të marrin një garanci ekspertësh prej 3 mjekëve sllovenë nga i njëjti specialitet. Kjo u bë e mundur me ndryshimet në ligjin për shërbimin mjekësor me qëllim të zgjidhjes së mungesës së specialistëve-kryesisht kardiologë dhe anesteziologë, në spitalet kryesore.


Mijëra notarë notuan nëpër Bosfor nga bregu aziatik deri në bregun evropian

Foto: BGNES

Përgjithësisht 2419 notarë prej 55 vendeve u përfshinë në garën e 30 ndërkontinentale përmes Bosforit. Gara unike për të kaluar me not ngushticën nga bregu aziatik deri tek ai evropian organizohet nga komiteti olimpik turk. Çdo një notar mbante në këmbën e vet një çip, i cili llogarit kohën e tij. Tek meshkujt gara qe e fituar  nga Dogukan Ulaç nga Republika Turke e Qipros Veriore e njohur vetëm nga Ankaraja, i cili kaloi me not ngushticën e gjatë 6,5 kilometra për 46,58 minuta. Fituese tek gratë u bë turkja Hilal Zejnep Saraç, koha e së cilës qe 50,50 minuta.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD