Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kori i Dhomës “Polifonia” – “Ne punojmë vetëm për shkak të dashurisë sonë ndaj muzikës”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Kori juaj është në majën e artit koral evropian” – këto fjalë të kompozitorit çek Veroslav Nojman janë vetëm disa prej vlerësimeve me rastin e shfaqjeve të suksesshme të korit të njohur bullgar. “Polifonia” ka një numër rekord dekoratash nga konkurse prestigjioze ndërkombëtare: “Le të këndojnë popujt”, BBC Londra (1970), “Guido d’Arezzo” – Italia (1971), “Bela Bartok” – Hungaria (1976), Festivali Koral Ndërkombëtar – Varna (1977), gjashtë çmime të para në të gjitha kategoritë e konkursit në qytetin Gorizia të Italisë (1986) dhe shumë çmime të tjera nga Çekia, Spanja, Greqia, Gjermania, Austria.

Të gjitha këto dekorata u detyrohen punës së madhe të këngëtarëve dhe dirigjentit të tyre të parë Ivelin Dimitrov, i cili i ka kushtuar korit 40 vjet prej jetës së tij. Ai është i njohur gjithashtu si kompozitor i veprave simfonike, korale dhe të dhomës. Pasi e mbaroi Akademinë Muzikore Versoslav Njoman ia kushtoi punës me fëmijë – u jepte mësime të solfezhit nxënësve të vegjël në korin “Bodra Smjana”.

Komunikimi me një personalitet si Ivelin Dimitrov të lë kujtime për tërë jetën – thotë Katja Dimanova, një prej pjesëmarrësve në kor – Ai jo vetëm e formoi shijen dhe  qëndrimin tonë ndaj muzikës, ai e formoi tërë mënyrën tonë të jetesës dhe stilin tonë të komunikimit.


“Polifonia” ka interpretuar muzikë të të gjitha epokave nën dirigjimin e tij. Ka shumë interpretime të përbashkëta me Ansamblin e Dhomës “Solistët e Sofjes”, me Filarmoninë e Sofjes, me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.

Që prej 10 vitesh dirigjente e korit të njohur është Ljudmilla Gerova, e cila e ndjek rrugën e mësuesit: “Ne punojmë vetëm për shkak të dashurisë sonë ndaj muzikës.” Krahas talentit të saj të dirigjentes ajo është gjithashtu këngëtare e shquar dhome, si dhe producente e muzikës së operës në Radion Kombëtare Bullgare.


Fillimi u vu pasi u larguam nga kori “Bodra Smjana” sepse kishim dalë jashtë moshës fëmijërore – na tregoi znj. Gerova. – Vendosëm të krijojmë një grup tonin. Ftuam si dirigjent zotin Dimitrov. Në orët e solfezhit ai punonte sipas një sistemi unikal të mësimdhënies së notave, të Boris Triçkovit, duke i zhvilluar aftësitë tona të improvizimit. Ai kompozonte në momentin e shfaqjes, ndërsa ne këndonim. Morëm pjesë në një forum ndërkombëtar të mësuesve të muzikës në Moskë dhe askush nuk besoi se kemi improvizuar dhe e gjithë kjo nuk ishte mësuar paraprakisht. Në konkurset ndërkombëtare fitonim çmime me para. Me pjesën e vetë të çmimit të fituar Ivelin blinte nota për repertorin tonë. Ishim shumë të lumtur kur na lejuan të këndonim në katedralen “Shën Marko” në Venecie, “Shën Pjetri” në Romë, në kishat në Nesebër. Kemi realizuar dhjetëra premiera të veprave bullgare, këndojmë gjithashtu këngë popullore me orkestrim të Krasimir Kjurkçijskit, Ivan Spasovit, Nikollaj Kaufmanit. Para disa vitesh na kishin ftuar në një radio-program në qytetin Leuven të Belgjikës. Pasi e mbaruam interpretimin tonë dëgjuam një zhurmë të çuditshme. Doli se kjo ka qenë përplasje me këmbë si shenjë ekstaze prej këndimit tonë. Kur fituam çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar në qytetin Corcaigh të Irlandës në aeroport u takuam me kryetarin e jurisë – një profesor në Konservatorin e Londrës. Pasi na afroi ai hoqi kapelën e vet dhe u përul para Ivelinit. Në qytetin Gorizia e krahasuan këndimin tonë me tingëllimin e flauteve të Eolit - vegla të lashta muzikore, të cilat tingëllojnë shumë bukur.


Për jubileun e vet “Polifonia” dha koncerte në Sofje, Plovdiv. Do të ketë akoma shfaqje. Koristët kanë në plan të udhëtojnë deri në Silistra – vendlindja e Ivelin Dimitrovit. I atij është themeluesi i korit “Sedjanka” i cili ka një histori 70 vjeçare. I jemi shumë mirënjohjes vatrës kulturore “Aleko Konstantinov” – Sofje, ku kemi repeticione. Me rastin e përvjetorit të 50-të doli libri i Bozhana Dimitrovës – “Ivelin Dimitrov dhe “Polifonia”, i cili na tregon për historinë dhe sukseset e korit. Nëntitulli është “Këgnë para altartit të kohës” – kështu titullohet një prej librave më të njohura të maestros, kushtuar korit të tij.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD

“Po vrapojmë” – një këngë për ata që zgjedhin rrugën e vështirë

Viti i kaluar ishte më se i suksesshëm për këngëtarin në zë Miro. Ndër projektet e realizuara janë turneu i shitur i këngëtarit, si dhe albumi i tij i titulluar “46”. Më 17 prill ai ka përgatitur një sfidë të re - një koncert të madh në sallën “Arena..

botuar më 24-04-15 8.10.PD