Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Operë mes dekorit madhështor natyror

БНР Новини
Foto: Ivanka Petrova

Ditën e shtunë dhe të diel është pika kulmore e edicionit të tretë të njërit prej festivaleve më origjinale në vend – “Opera e majave“ në Bellogradçik 

Ai zhvillohet  në kalanë e Bellogradçikut të themeluar akoma nga Perandoria Romake në mes të shkëmbinjve madhështor, me të cilët lavdërohet ky qytet në Bullgarinë Veriperëndimore. Shkëmbinjtë u përngjajnë figurave të mëdha njerëzore dhe mes tyre në ditët e festivalit gjallërojnë karakteret mbresëlënëse të personazheve të operës botërore. Programi muzikor është paraqitur nga këngëtarët e shkëlqyer dhe orkestra e Teatrit Operistik të Sofjes.

Publiku tanimë pati mundësinë të shohë shfaqjen e operës “Karmen” të kompozitorit francez Zhorzh Bize. Gjatë kësaj fundjave adhuruesit e përjetimeve ekstreme muzikore mund të shikojnë shfaqjen e muzikëlit me famë botërore – “Mamma mia” në bazë të këngëve të Benny Andersson dhe Björn Ulvaeus, nga grupi ABBA.

Foto: operasofia.bg
Një spektakël tjetër – impresioni shpellor “Perënditë, gjigantët, xhuxhët,” sipas motiveve të muzikës së Vagnerit, prezantohet në shpellën “Magura”. Kjo nuk është thjesht një ide origjinale për muzikën e këtij kompozitori të prezantuar në ambientin interesant të shpellës, por është një sintezë e arritjeve krijuese, të lidhura me prezantimin e krijimtarisë së Vagnerit tek ne.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD