Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuajt e rinj të egër bëhen pjesë nga bukuria e Rodopeve Lindore

БНР Новини
Foto: statuswild.eu

Pjesa lindore të malit të Rodopeve është një regjion i bukur malor në afërsi me kufijtë me Turqinë dhe Greqinë dhe stina turistike aty është në kulmin e saj. Një sërë qytezash dhe rezervatesh propozojnë vende për akomodim si dhe mundësi për organizimin e foto-ekspeditave. Gjithnjë e më shumë turistë tregojnë interes ndaj kuajve nga raca “Konik” të cilët jetojnë lirisht në mal. Kuajt në Rodopet Lindore janë të përafërta me racën e kalit të egër eurasian, i cili është zhdukur gjatë shekullit të 19.

Përpjekjet për “ringjalljen” e kafshëve të zhdukur fillojnë më pare në Poloni. Aty bëjnë seleksionim të racave, për të cilat dihet se rrjedhin nga kryqëzimet me kuaj të egër. Kështu raca e krijuar merr emrin “Konik”, që do të thotë “kalë i vogël”.

12 ekzemplarët e parë të kësaj race në Bullgari janë të sjellë në rajonin e fshatit të braktisur Sbor, në rajonin e qytetit Krumovgradit gjatë shtatorit të vitit 2011 nga Holanda. Më vonë është sjellë dhe kopeja e dytë. Kafshët përshtaten shkëlqyeshëm ndaj mjedisit në Rodopet Lindore. 16 kuaj “Konik” kanë lindur gjatë këtij viti. Me ta kuajt e lirë nga kjo racë në Rodopet Lindore bëhen mbi 70.

Ekspertë holandezë propozojnë që kuajt “Konik” të marrin statut të kafshëve të egra. Kjo mund t’u sigurojë mundësi më të mëdha për ruajtjen e tyre si lloj, i cili sjell më shumë bukuri në natyrë dhe kontribuon për larminë biologjike. Në qoftë se kjo bëhet, Bullgaria do të jetë vendi i parë në Bashkimin Evropian dhe në Evropë, ku kafshë, të cilat më pare kanë qenë shtëpiake, do të shpallen për të lira dhe do të jetojnë në natyrën e egër.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD
Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD