Në Sofje përfundoi edicioni i VIII i Kampionatit botëror të shahut për të verbër

Nga 20 deri më 31 korrik Sofja ishte mikpritëse e edicionit të VIII botëror të Kampionatit të shahut për njerëz të verbër dhe me çrregullime të të parit. Forumi, me partner mediatik Radio Bullgaria, grumbulloi në kryeqytet njerëzit me çrregullime të të parit, që u paraqitën më mirë në Olimpiadën e shahut për njerëz me probleme me të parin gjatë vitit 2017. Në garë u përfshinë 15 vende, kurse Bullgaria, me lejen e Asociacionit Ndërkombëtar të Shahut të Brajit (IBCA), mori pjesë me 2 skuadra. Shkaku për këtë ishte pamundësia e Azerbajxhanit për t’u përfshirë për shkaqe financiare. Në treshen e fituesve u klasifikuan Rusia, Polonia dhe Ukraina. Pas tyre ishin Gjermania, Serbia, Venezuela, Rumania, India, Spanja, Maqedonia, Bullgaria-1, Turqia, Britania e Madhe, Bullgaria-2, Sllovenia dhe Italia.

Organizimi i turneut ishte i një niveli shumë të lartë dhe kjo u ripohua nga skuadrat-pjesëmarrëse në garë.

Ne jo vetëm se bëmë shumë përpjekje, ne bëmë çmos” – tregoi për Radio Bullgarinë dr. Ivan Janev, kryetar i federatës “Sporti për njerëzit me çrregullime të të parit”, e cila është organizatorja kryesore e Kampionatit nga ana bullgare. – “Për ne më e rëndësishmja ishte paraqitja e shtetit në nivelin më të lartë dhe si një organizator shumë i mirë i forumeve të tilla. Ky është kampionati i parë botëror sportiv për të verbër, që zhvillohet në Bullgari. Partnerët tanë ndërkombëtarë thanë se janë mahnitur nga kushtet dhe tërë organizimi i forumit.”

СнимкаOrganizimi i turneut ishte i një niveli shumë të lartë. Tërë skuadra jonë është shumë e kënaqur. Shpresojmë se edhe në të ardhmen Bullgaria të jetë mikpritës i aktiviteteve të tilla” – ripohoi para Radio Bullgarisë Rusllan Draganov nga skuadra e Rusisë. Mbiemri i lojtarit rus flet për origjinën e tij bullgare. Megjithatë ai është në Bullgari për herë të parë dhe nuk fsheh se është e mahnitur nga vendi. Sa i përket paraqitjes së Rusisë Draganov tha:

Снимка

Pjesëmarrja e Rusisë gjithmonë është më speciale. Mentaliteti i rusit është i tillë: në qoftë se nuk e fiton vendin e parë, kjo do të thotë se pjesëmarrja e tij nuk ka qenë e suksesshme. Të gjithë ne luajtëm përgjegjshëm, bëmë çmos dhe u bëmë kampionë” – vuri në dukje Ruslan. Sa për rivalët e tij ai tha: Skuadra e Polonisë ishte shumë e fuqishme. Në të ka një grandmaster dhe dy masterë ndërkombëtarë, përfshi këtu edhe kampionin aktual botëror të shahut për të verbër Jacek Stahançik, me të cilin kishim ndeshje dhe mbaruam me remi.

Bullgaria, e cila kishte qëllim për të hyrë në grupin e gjashtë skuadrave më të mira, mbeti në vendin e 11.

Ky është një fakt, i cili më trishton. Ishim në vendin e 11 edhe në olimpiadën e vitit 2017 – tha Ivan Janev. – Kjo sigurisht që nuk duhet të na qetësojë. Së shpejti do të kemi një bisedim të rëndë dhe do të marrim vendim se çfarë të bëjmë në të ardhmen. Thonë se “në shtëpi edhe muret të ndihmojnë”, kursе ne nuk u përfituam nga mikpritja jonë. Mosha mesatare e shahistëve është shumë e lartë. Skuadra duhet të rinovohet. Në qoftë se kjo ndodh, duhet të jemi të gatshëm se gjatë disa viteve në vijim nuk do të kemi rezultate të mëdha. Do të përpiqemi ta krijojmë të ardhmen e shahut tonë rreth personalitetit të shahistit tonë më të mirë Rasim Nizam, rreth entuziazmit të tij të madh.

СнимкаDr. Radisllav Atanasov, pedagog i shahut në Akademinë Sportive Kombëtare, i cili është në krye të ekipit të gjyqtarëve, që përbëhet vetëm prej gjyqtarësh ndërkombëtarë pranë FIDE-s, na tregoi për lojën më të paharrueshme të Kampionatit Botëror.

Bëmë një komision prej tre grandmasterësh, të cilët nuk marrin pjesë në turne, me pjesëmarrjen e Artur Koganit, Trajko Nedevit dhe Aleksandër Dellçevit. Sipas tyre loja më e mirë është nga rrethi i fundit. Në një situatë shumë të vështirë sportive midis skuadrave të barabarta për nga fuqia Rusia dhe Polonia tërë turneu u zgjidh nga loja midis Adam Çajkovskit (Polonia) me figurat e bardha dhe Stanisllav Babarikinit (Rusia) me figurat e zeza. Në lëvizjen e 15 mati nuk mund të shpëtohej dhe të bardhat u dorëzuan.

Снимка

Gjatë Kampionatit Botëror u hap shtegu i rimëkëmbur botanik për të verbrit në parkun natyror “Vitosha”. Atje janë vendosur tryeza unikale shahu të adaptuara për njerëz me çrregullime të të parit. Ato u inauguruan zyrtarisht me një seancë midis pjesëmarrësve në kampionat, vullnetarëve dhe grandmasterit Aleksandër Dellçev.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: chessbomb.com dhe Miglena Ivanova

Më shumë nga rubrika

Në stadiumin “Junak” në qendrën e kryeqytetit u hap një shesh i akullt patinazhi

Në stadiumin “Junak” në   qendrën e kryeqytetit u hap një shesh i akullt patinazhi, pra aty ku në të kaluarën ishte sheshi i njohur i akullt për patinazh “Druzhba”. Rimëkëmbja e impiantit kushton 340 mijë euro. Parashikohet në shesh të..

botuar më 18-12-15 10.15.PD

Tajbe Jusein është mbajtësja e “Ikarit Sportiv” për arritjen më të mirë sportive të vitit

Kampionia botërore dhe evropiane e mundjes Tajbe Jusein në kategorinë deri në 62 kg fitoi titullin “Ikar Sportiv” për arritjen më të mirë sportive të vitit 2018 të fondacionit “Sporti Bullgar”. Ky është viti më i suksesshëm për Tajbe Jusein, pasi ajo u..

botuar më 18-12-11 3.45.MD

Bullgaria fitoi 35 medalje në turneun e gjimnastikës sportive

Sportistët bullgarë fituan 35 medalje gjithsej – 15 të arta, 13 të argjendta dhe 7 të bronzta, në Turneun Ndërkombëtar të Gjimnastikës Sportive për të rinj në Novi Sad të Serbisë. Në klasifikimin e skuadrave Bullgaria u radhit e para te të rinjtë, ndërsa te..

botuar më 18-12-10 7.22.MD