“Rrugicë e pashkelur” – festival për muzikë dhome në malet Rodope

Vera është një stinë e shkëlqyer, kur mund të realizohen shumë ide krijuese. Natyra është një nga frymëzimet më të mëdha, kurse festivali për muzikë dhome me titull “Rrugicë e pashkelur” është pikërisht një ngjarje e tillë. Nga data 3 deri më 6 gusht në Kovaçevica në (Rodopet Perëndimore) qetësia e qytezës së zhytur në gjelbërim do të shkelet nga tingujt e bukur të pianos, violinës, klarinetës, violonçeli si dhe nga instrumenti më i vështirë – zëri.

Llora Çekoratova, iniciatore dhe krijuese e festivalit tregon se përse ka zgjedhur pikërisht këtë vend:

СнимкаJam shumë e lumtur se ka një interes kaq të madh ndaj kësaj ideje. Unë e adhuroj Bullgarinë dhe gjithmonë me kënaqësi kthehem këtu. Prej disa vjetëve më vërtitet në kokë ideja të bëjmë bashkë me bashkëshortin tim, violinisti Gjeorgji Vëllçev, një festival dhome. Ky është dhe një shkak që të qëndrojë më gjatë në periudhën e verës në Bullgari dhe të merrem me diçka interesante. Duke udhëtuar nëpër vend shikoj vende shumë të bukura, të cilat kanë potencialin që një gjë e tillë të mund të ndodhë. Zgjodha pikërisht Kovaçevicën, me qenë se disa shokë të mi bullgarë nga Nju Jorku, kanë ardhur nëpër këto vende dhe më treguan për bukurinë e tyre. Kështu dhe unë e vizitova Kovaçevicën dhe më bëri përshtypje të madhe. Fshati Leshten po kështu është një vend shumë interesant, si dhe fshati Ognjanovo, qyteti Goce Dellçev... Në fakt unë u dashurova me këtë pjesë të Bullgarisë, me bukurinë e saj, me ngjyrat, me njerëzit e shkëlqyer të cilët jetojnë aty, me historinë dhe traditat. Mendoj se kjo mund të jetë shumë tërheqëse dhe për miqtë e rajonit. Ideja ime është që të mund të kombinohet turizmi me muzikën, të frymëzuar nga Rodopet.


Llora Çekoratova është pianiste, me një karrierë mjaft të suksesshme krijuese të cilën e zhvillon gjatë 25 vjetëve të fundit në Nju Jork, ku jeton. Aty ajo ndihmon shumë për zhvillimin dhe shpërndarjen e kulturës muzikore bullgare. Ideja të krijojë një festival të ngjashëm tek ne po kështu është pjesë nga misioni i saj muzikor. Është mirë se ajo merr përkrahje dhe nga bashkëshorti i saj, violinisti i njohur Gjeorgji Vëllçev. Që të dy janë interpretues të cilët marrin pjesë në koncerte të ndryshme, shkojnë nëpër të gjithë botën, por asnjëherë nuk harrojnë se që ku janë nisur. Ja se çfarë shton akoma Llora:

Ajo e cila është me rëndësi për ne është të mund të përfshijmë në këtë ngjarje muzikore si banues nga Kovaçevica, kështu dhe nga qytezat e tjera përreth. Jo më pak të rëndësishëm janë dhe fëmijët. Përpara hapjes zyrtare në 3 gusht do të bëjmë një koncert fëmijësh në qytetin Goce Dellçev, në të cilin do të ftojmë fëmijë nga regjioni dhe do t’u tregojmë për muzikën klasike, për instrumentet dhe do të ekzekutojmë muzikë të bukur. Do t’i detyrojmë të ndihen një pjesë nga i gjithë përjetimi. Kolegët me të cilët do të ekzekutojmë janë Vangjel Tangërov – klarinetë, Ekaterina Tangërova – piano, Hristo Tonev – violonçel, Nikolla Takov – violinë, Veselin Todorov – violë dhe bashkëshorti im. Jemi rritur me pjesën më të madhe prej tyre. Me disa prej tyre vazhduam dhe në Juilliard School në Nju Jork. Por, tanimë jemi shpërndarë nëpër të gjithë botën. Ideja është, që kur kthehemi këtu në Bullgari, të kemi një skenë, në të cilën të mund të krijojmë bashkërisht. E kemi menduar kështu programin, që çdo një prej nesh të mund të marrë pjesë në çdo një koncert. Një nga emrat më të rëndësishëm në program është i mexosopranos Mariana Karpatova, e cila është me prejardhje nga qyteti Goce Dellçev, por prej shumë viteve këndon dhe jep mësim përtej oqeanit. Ajo tani kthehet në vendin e saj të lindjes dhe për herë të parë do të ketë mundësinë të këndojë për publikun e vet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Fillon xhaz festivali në qytetin Bansko

Festivali ndërkombëtar në qytetin Bansko në rrëzat e malit Pirin (Bullgari Jugperëndimore) sivjet do të zhvillohet nga 4 deri më 11 gusht. Sipas traditës koncertet do të zhvillohen në skenën e qendrën e qytetit dhe në skena të shumta të vogla në..

botuar më 18-08-03 3.59.MD

Festivali i xhazit “Vera e Varnës” – profesionalizëm i vërtet dhe ekzekutime të papërsëritshme

Forumi i muzikës xhaz, i cili zhvillohet në kuadrin e Festivalit muzikor ndërkombëtar “Vera e Varnës” sipas traditës prezantoi një program interesant me emra të shquara të skenës botërore dhe me muzikantë të rinj të “muzikës së lirë” me potencial..

botuar më 18-08-02 11.34.PD

Xhaz në bregun e detit

Më 28 dhe 29 korrik në qytetin Varna zhvillohet festivali Ndërkombëtar i xhazit “Vera e Varnës”, i themeluar gjatë vitit 1992. Forumi i përvitshëm sipas traditës mbledh muzikantë të njohur botërisht. Përveç projekteve të përziera ndërkombëtare në..

botuar më 18-07-28 10.10.PD