Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fëmijë bullgar me çmim botëror për ese më të mirë për mbrojtjen e oqeaneve

БНР Новини

Ai është vetëm 12 vjeç, por me esenë e vet me temë “Mbrojtja e oqeaneve dhe e resurseve detare” i beafasoi shkencëtarët. Është nxënës në shkollën e mesme të kryeqytetit “Albert Ajnshtajn” dhe quhet Aleksandër Paskalev. Ai shkruan vjersha, i pëlqen të lexojë libra dhe për më tepër fantashkencë moderne. Emocionohet nga problemet e lidhura me ruajtjen e mjedisit rrethues dhe kërkon zgjidhje për të trajtuar përballimin e ndotjes. Të gjitha këto e çuan në klubin për nxënës të talentuar në kuadrin e programit kombëtar të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, ku arsimohen fëmijë të shumtë mbi qëllimet globale për zhvillim të qëndrueshëm të OKB-së. Mësuesja Desisllava Ognjanova i përgatit fëmijët për të marrë pjesë në garën ndërkombëtare për ese në gjuhën angleze mbi temë, kushtuar këtyre qëllimeve. Për shkak të nivelit më të mirë gjuhësor mësuesja e anglishtes merret kryesisht me fëmijë të klasave më të larta, por që nga ky vit punon dhe me nxënës më të vegjël, mes të cilëve është dhe Aleks. Tema të cilën po e zhvillojnë tani, prek jetën nën ujë. Mbi të Aleks shkroi planin e tij për mbrojtjen dhe administrimin e oqeaneve, deteve dhe burimeve detare.

Më pushtoi ideja e Aleksit, në rolin e një banuesi në asteroid, i cili prezanton vështrimin e vet nga kozmosi për oqeanet dhe detet dhe dërgon mesazhe të koduara drejtuar tokësorëve sesi t’i zgjidhin problemet me ndotjen e tyre – nuk e fsheh ngazëllimin e saj mësuesja e Aleksandrit. – Fëmijët më të vegjël kanë ide të mahnitshme, dhe nëse ne i marrim parasysh ato, mund t'i gjejmë zgjidhjet atje.

Снимка

Mes 700 nxënësve prej 54 shteteve eseja e nxënësit bullgar i bëri një përshtypje të madhe jurisë dhe ai u ftua në qytetin Viktoria në Sejshellet , që të marrë pjesë në një debat shkollor për finalistët /fëmijët midis vendit të parë dhe atij të dhjetë/. Drejtimi i debatit zakonisht është i lidhur me qëllimin global për qëndrueshmërinë. Dhe me qenë se viti 2018 është i shpallur vit ndërkombëtar i shkëmbinjve nënujor zgjedhja ra mbi Sejshellet. Në konferencën e fëmijëve pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe, të cilat përbënin përkatësisht qeverinë, qytetarët, biznesin dhe shkencëtarët. Aleks ra mes shkencëtarëve, ku propozoi ide interesante dhe praktike:

СнимкаE para është për ferma detare për peshq të ndryshëm rreth bregdetit, që të mund të shmanget peshkimi. E dyta është për ruajtjen e pastërtisë së oqeaneve, e cila të rregullohet me ligj. Gjëja tjetër e rëndësishme, të cilën e propozova është të pakësohet dyoksidi i karbonit, sepse një e treta prej tij gjendet në det. Plehrat artificiale, të cilat bien në pellgjet e ujit përmes lumenjve, të ndalohen. Dhe në fund-çmimet e makinave diellore të bëhen më të lira nga këto me benzinë dhe kështu do të mund të jetojmë më qetë.

Pas prezantimit të suksesshëm në konferencën e fëmijëve, Aleksandër u zgjodh ambasador i fëmijëve në takimin-debat me përfaqësues të vërtetë të shkencës, biznesit dhe drejtuesit. Në të u dallua me idetë e veta kreative: retë e ozonit, të cilat të zëvendësojnë shtresën e ozonit, peshku i cili ha mbeturina, magnet për plastikë të quajtur plastnet, varka me sonar për ndotës të ndryshëm... Sipas Aleksit ajo e cila është më rrezikuese për oqeanet është plastmasa, sepse shpërbëhet shumë ngadalë dhe kur bie në dete, kafshët e ngatërrojnë me ushqimin dhe vdesin për shkak të saj. Në Sejshellet Aleks u mahnit nga natyra dhe lakuriqtë e mëdhenj të natës të cilët në mbrëmje fluturojnë në tufa të mëdha mbi godinat. U takua dhe me shumë fëmijë nga qoshet e ndryshme të botës:

U njoha me shumë fëmijë dhe u përshtatëm më mirë me dy djem nga Libani – tregon Aleksandër. Mes ideve të fëmijëve të tjerë më pëlqeu kjo për robotë, të cilët të mbledhin nën ujë papastërtitë dhe për dronet, të cilët të kujdesen për pastërtinë e plazheve, po kështu dhe ideja për sirena të cilat të vihen në veprim kur ndonjë varkë ngarkohet me shumë peshk.

E mira e kësaj gare – shton Desisllava Ognjanova – është se, esetë më kreative, të cilat kanë fituar vende të para, dërgohen deri tek sekretari i përgjithshëm i OKB-së si një pjesë nga zëri i fëmijëve, në kryerje të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030.

Mirëpo, çfarë do të jetë Aleksandri pas vitit 2030? Shkencëtar ose autor i romaneve fantastike , të cilat kthehen në realitet – ende nuk e ka vendosur, sepse ka akoma shumë kohë deri atëherë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD