Lludogorec humbi nga MOL Vidi dhe u largua nga Liga e Kampionëve

Foto: EPA/BGNES

Skuadra bullgare Lludogorec humbi revanshin kundër skuadrës hungareze MOL Vidi me 0:1 në stadiumin “Panço Arena” në Felçut dhe përfundoi pjesëmarrjen e vet në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë në Razgrad mbaroi me 0:0 dhe Videoton vazhdon përpara me rezultat të përgjithshëm 1:0. Megjithatë bullgarët do të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre evropiane në raundin e tretë paraprak të Ligës Evropa. Atje rivali i Lludogorecit do të jetë fituesi i ndeshjes midis skuadrës boshnjake Zrinjski Mostar dhe skuadrës së Maltës Valeta.

Më shumë nga rubrika

Bullgari Petër Stojçev përmirësoi rekordin e vet botëror të notimit në ujëra të akullta

Notari i madh bullgar Petër Stojçev është kampioni i ri botëror i notimit në ujëra të akullta në kampionatin që u zhvillua në Murmansk të Rusisë. Bullgari kaloi distancën nga 1000 metra për 12 minuta e 10 sekonda. Kështu me 5 sekonda ai përmirësoi arritjen..

botuar më 19-03-18 2.56.MD

Titulli i gjashtë evropian për boksierin Daniell Asenov

Herën e gjashtë me radhë boksieri bullgar Daniell Asenov mori medaljen e artë evropiane në kategorinë deri në 52 kilogram. Kjo ndodhi në kampionatin e boksit për meshkuj dhe femra në moshë deri në 22 vjeç në Vlladikavkaz të Rusisë. Në filan boksieri bullgar..

botuar më 19-03-18 2.37.MD

Nurgyul Salimova – një dukuri unike në skenën e shahut

“Besoj se suksesi arrihet me shumë punë dhe këmbëngulje”, thotë vajza, e cila gjatë vitit 2017 u bë kampionia më e re mes grave në historinë e shahut bullgar. Aktualisht, bullgarja 15- vjeçare është në vendin e parë në ranglistën botërore në shah për..

botuar më 19-03-14 12.49.MD