Skuadra bullgare Lludogorec humbi revanshin kundër skuadrës hungareze MOL Vidi me 0:1 në stadiumin “Panço Arena” në Felçut dhe përfundoi pjesëmarrjen e vet në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë në Razgrad mbaroi me 0:0 dhe Videoton vazhdon përpara me rezultat të përgjithshëm 1:0. Megjithatë bullgarët do të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre evropiane në raundin e tretë paraprak të Ligës Evropa. Atje rivali i Lludogorecit do të jetë fituesi i ndeshjes midis skuadrës boshnjake Zrinjski Mostar dhe skuadrës së Maltës Valeta.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..