Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fokus: Trashëgimia e lashtë e Bullgarisë Veriperëndimore

БНР Новини

Objekte të reja arkeologjike në Bullgarinë Veriperëndimore marrin sivjet financim nga Ministria e Kulturës. Mes tyre ka qyteza interesante nga koha e Romës së lashtë, por pjesa më e madhe janë nga epoka të tjera më të herëta.

СнимкаKujt i detyrohet kjo vëmendje ndaj trashëgimisë në regjion? Fionera Filipova, drejtoreshë e muzeut historik regjional në qytetin Vidin, komenton për Radio Bullgarinë:

Sipas meje ky interes vjen nga puna e mirë e ekipeve prej arkeologëve, të cilët zhvillojnë studime në këtë rajon të Bullgarisë Veriperëndimore. Në fakt këtu punojmë tanimë prej viteve me mjaft kolegë, drejtues të objekteve arkeologjike nga Instituti Arkeologjik Kombëtar me muze. Mendoj se ata i mbrojnë mirë programet duke kandiduar për subvencion shtetëror nga Ministria e Kulturës. Ajo, nga ana e vet ka një qëndrim të mirë ndaj këtij regjioni dhe me të vërtetë bashkëpunojmë mirë si me Ministrinë ashtu dhe me Institutin Arkeologjik Kombëtar me muze.

Снимка

Cilat janë objektet më interesante? Fionera Filipova:

Që nga viti 2014 ne rivendosëm, pas një ndërprerje të gjatë, studimet arkeologjike të qytetit antik Raciarija. E dini se, ai është i njohur për ekspansionin e gjuetarëve të thesareve gjatë viteve të kaluara. Sivjet po i vazhdojmë studimet arkeologjike, po e gërmojmë pjesën qendrore rreth rezidencës së guvernatorit të Raciarija. Objekti tjetër i madh, të cilin po e studiojmë dhe të cilin mendoj se sivjet do ta përfundojmë, ky është nekropoli tek fshati Balej nga epoka e bronztë, ku ka rezultate shumë interesante. Në fakt, aty ka dhe epokë të hershme, të mesme dhe të vonë. Ai jep më shumë informacion për qytezën nga periudha e vonë e bronzit pranë fshatit Balej. Kështu që aty me të vërtetë presim rezultate shumë të mira.”

Снимка

Përveç Raciarija, një objekt tjetër interesant nga epoka romake është stacioni rrugor në lokalitetin Anishte, në afërsi me kufirin serb. Tanimë janë zbuluar monedha nga shekulli i 3-4, si dhe sende të shumta nga jeta e romakëve – llamba, qeramikë, pajisje për ngrohje nën dysheme. Në afërsi me stacionin studiohet dhe një vilë e lashtë romake.

Mes objekteve më të lashta në kohë është dhe qyteza nga neoliti i herët në lokalitetin “Gradec” rreth fshatit Major Uzunovo, bashkia e qytetit Vidin.

Снимка

Në regjion ka shpella të shumta dhe një pjesë prej tyre janë të njohura jo vetëm me bukurinë e vet natyrore. Është siguruar dhe financim për studime të reja të shpellës “Redaka”. Në të zbulohen sende të shumta të cilat dëshmojnë për jetën e gjahtarëve përpara 40 mijëvjeçarëve. Disa zbulime tregojnë simbiozën e çuditshme midis njerëzve dhe hienave. Në shpellën e bukur dhe të njohur mirë nga turistët “Magura” do të vazhdojë xhirimi me fotogrametri i vizatimeve unike prehistorike, që të mund të arrihet i ashtuquajturi realitet virtual. Një objekt interesant nga mesjeta është lokaliteti “Gradishte” rreth qafës “Vratcata”, bashkia Vraca. Aty u zbulua një kishë e krishterë e ndërtuar mbase gjatë shekullit të 6, gjatë kohës së perandorit Justinian.

Do të zhvillohen studime nëpër trasenë e autostradës së ardhshme në veriperëndim, në pjesën Vidin-Montana-Vraca. Kjo është një veprimtari rutine, e cila zakonisht financohet nga investitorët. A ka pritje të gjenden gjetje të vlefshme?

Po, kjo është një veprimtari rutine dhe presim të regjistrohen qytezat e veçanta, siç kishte nëpër vijën hekurudhore, por do të shikojmë sesi do të bëhet kjo dhe mbase do të jetë më vonë”, thotë zonja Filipova. “Pres para së gjithësh zbulime romake, nganjëherë dallohet dhe epoka e bronztë, por akoma nuk kam një variant përfundimtar të trasesë, kështu që e kam të vështirë të parashikoj, por gjithmonë në raste të tilla gjenden gjetje nga të gjitha epokat.

Снимка

Monumentet dhe vlerat e lashta, të gjetura në regjionin Veriperëndimor të Bullgarisë, janë një themel i mirë për punën e muzeve, të cilët tërheqin gjithnjë e më shumë turistë. Një vizitë të mirë gëzojnë dhe gjërat antike në qytetin Vidin, thotë zonja Filipova. Në vend të parë kjo është kalaja Baba Vida dhe qendra e epigrafisë e hapur vjet në bazë të projektit të bashkisë. Ajo përmban dhjetëra monumente, elemente arkitekturore, sarkofagë dhe artefakte të tjera antike prej guri me mbishkrime. “Pres të përfundojmë me një fluks të mirë turistik sivjet”, nënvizoi drejtoresha e Muzeut Historik Regjional.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA dhe Radio Vidin



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenjtëria e tij Patriarku Bullgar Neofit u largua nga ne

Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 78-vjeçare u largua nga ne Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Neofit. Pak para mesnatës, më 13 mars, në një deklaratë zyrtare, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare njoftoi se..

botuar më 24-03-14 9.22.PD
Bullgarët e Banatit nga fshati Bërdarski Geran

Bullgarët e Banatit pak të njohur në Bullgari

Në praktikë, ata janë mes nesh dhe është e vështirë t'i dallojmë nga të gjithë bullgarët e tjerë, sepse zotërojnë shkëlqyeshëm bullgarishten letrare dhe përshtaten në mënyrë të përkryer në shoqërinë tonë, madje edhe emrat e tyre nuk tingëllojnë..

botuar më 24-03-12 7.20.PD

“Ti je e mahnitshme” – na thotë një pasqyrë antike

Një vitrinë me pasqyra të vogla ritualesh është pjesë e një ekspozite kushtuar temës së bukurisë femërore në antikitet, të paraqitur në Muzeun Arkeologjik të qytetit të Burgasit. Ekspozita titullohet "Tekat përmes antikitetit. Shiko pasqyrën" dhe..

botuar më 24-03-10 8.05.PD