Një bullgar do të lundrojë rreth botës me varkë fare të vogël

Foto: arkiv personal

55-vjeçari Ivan Dimov po përgatitet për udhëtim, në të cilin do të kalojë 28 mijë mile detare me varkën e tij me gjatësi 6 metra. Kjo është anija më e vogël, me të cilën do të bëhet përpjekje për lundrim rreth botës. Kështu ai do të përpiqet të hyjë në librin Gines të rekordeve.

Ivan Dimov është nga Sofja, por prej shumë kohe punon jashtë shtetit. Ka lërë punën e tij për të plotësuar ëndrrën e tij të fëmijërisë dhe ta kryejë këtë lundrim rreth botës. Kur ka qenë 7 vjeçar ka bërë përpjekjen e parë për udhëtim detar me varkë. Ka marrë një copë buke, pak djathë dhe dy shishe me ujë dhe ka filluar aventurën e vet. Ka qenë shumë i vogël për ta drejtuar varkën dhe në vazhdim të tri ditëve ajo ishte lëvizur nga era dhe valët.

Pas shpëtimit të tij ëndrra për udhëtime të largëta ka mbetur. Tani varka e Ivanit është pajisur me aparate të ndryshme dhe me produkte thelbësore. Ajo do të lundrojë nën flamurin bullgar në vazhdim të nëntë muajve, pa prekur tokën. Bullgari është gati për udhëtimin. Tashmë shtatë herë e ka kaluar Oqeanin Atlantik dhe një herë atë Indian. Aventura e tij e re do të fillojë nga porti spanjoll La Corunia. Për këtë vend romakët e lashtë kanë thënë se është fundi i botës sepse që atje nuk duket tokë.

Më shumë nga rubrika

Alexandra Feigin zuri vendin e 17 në Kampionatin Botëror të Patinazhit Artistik

Alexandra Feigin shënoi një sukses të madh në Patinazhin Artistik për femra, duke zërë vendin e 17-të në klasifikimin përfundimtar te gratë në Kampionatin Botëror në qytetin japonez Sajtama. Feigin 16 vjeçare debutoi në Kampionatin Botëror për femra dhe..

botuar më 19-03-22 3.35.MD

Bullgaria fitoi 19 medalje nga lojërat Special Olimpics

Skuadra bullgare fitoi 19 medalje nga lojërat Special Olimpics në Abu Dabi. Shteti ynë ishte prezantuar nga 18 sportistë me aftësi të kufizuara intelektuale në moshë 14-42 vjeç. Katër medaljet e arta ishin fituar nga Vanja Ivanova, Iliana..

botuar më 19-03-21 4.32.MD

Bullgaria vendos për mikpritjen e cilës ngjarje sportive botërore të kandidojë

Bullgaria ka shanse të mëdha të fitojë mikpritjen e Lojërave Olimpike Dimërore Rinore gjatë vitit 2024, por duhet të zgjidhë problemin e modernizimit të pajisjeve në malin Vitosha, bëri të ditur Ministri i Rinisë dhe Sportit Krasen Kralev. Pengesa para..

botuar më 19-03-21 1.36.MD