Secili është mirëpritur në bregun e lumit Ropotamo, ku pranë skelës së varkave janë renditur fotografi me fytyrat e buzëqeshura të vizituesve të mëparshëm. Kuadrot janë bërë sipas projektit të një organizate për mbrojtjen e natyrës dhe turistët mund të blejnë fotot e tyre.
Ato janë bërë nga fotograf profesionist, i cili shton ndaj tyre kolazhe me bimë apo kafshë karakteristike për florën dhe faunën e lumit Ropotamo – breshka, specie të ndryshme të shpendëve, gjarpërinj të ujit, zambakë të bardhë dhe drurë, rrënjët e të cilëve ndodhen nën ujë. Rajoni është unik me llojet e shumta të bimëve dhe të kafshëve. Me qëllim ruajtjen e diversitetit natyror, rrjedhja e lumit Ropotamo është shpallur për “rezervat me regjim të rreptë” para 30 vjetësh. Është ndaluar veprimtaria e njeriut, peshkimi, prerja e drurëve, kampingjet me çadra.
Rezervati “Ropotamo” ndodhet në jug të qytetit detar Burgas, në distancë 50 km prej tij. Po të bëni shëtitje me varkë në rrjedhjen e lumit, do t’ju bëjnë përshtypje pyjet e dendura shekullore, të cilat duken si xhungël. Kuriozitetet e tjera në rajon janë grykëderdhja e lumit, moçali “Arkutino”, në të cilin lulëzojnë qindra zambakë të bardha dhe ishulli Shën Toma, i njohur si Ishulli i Gjarpërinjve.
Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..
Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..
Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..