Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kamelia Kuçer tregon historinë për rrugën e gjatë drejt shtëpisë në romanin e saj debutues

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Në Marsejë – një qytet multikulturor të kontrasteve, 13-vjeçari Fransoa takon Fatimanë e bukur nga Algjeria, e cila do ta drejtojë nëpër rrugën drejt pjekjes dhe vetëdijes për kuptimin e jetës njerëzore, që t’i kalojë më vonë hapat mbrapa drejt shtëpisë... Pas viteve të endjeve nëpër botë, shkrimtarja e re Kamelia Kuçer  prezantohet përpara publikut bullgar me romanin e saj debutues “Shtëpi”. Dhe pavarësisht se fati për një kohë të gjatë i paracakton të ndajë jetën e saj midis Rusisë, Zvicrës, Spanjës dhe Francës, ajo zgjedh të vendoset në Bullgari, “sepse shtëpia është aty ku kthehesh në mbrëmje dhe pushon”.

Në fakt Bullgaria njëherë bëhet shtëpia e saj e lindjes, kur në moshën 7 vjeçe kthehet nga Rusia, që të stërvitet me ngulm në tenis dhe të përgatitet për një karrierë prej sportisti. Deri në këtë moment vajza jeton në qytetin e saj të lindjes Siktivkar, me qenë se nëna e saj është ruse. Por, në moshën 14 vjeçe, pikërisht kur është përpara sfidave serioze në sport, ajo e zëvendëson tenisin me një tarracë të shkëlqyer zvicerane në liqenin e Gjenevës. Dhe duke menduar për romantikën e bregut francez përballë, frymëzohet për vjershat e saj të para.

Kamelia e zbulon magjinë e fjalëve akoma si fare e vogël, pasi vet mësohet të lexojë dhe që atëherë magjia e tyre nuk e le asnjëherë. Mis Baret – mësuesja e anglishtes në internatin zviceran, së cilës ajo guxon t’i tregojë krijimet e veta, e përkrah vajzën e talentuar, duke besuar në aftësitë e saj në fushën e letërsisë. Disa faqet e para të romanit të saj, autorja i shkruan përpara 8 vjetëve, por i lë mënjanë – derisa nuk e ndien veten të gatshme të përfundojë historinë. Dhe historia pak nga pak është kthyer në “pasqyrë të ndjenjës së saj personale për rrugën e njeriut”.

Kjo është një histori shumë e përvuajtur, një pjesë nga rruga ime jetike, e cila për një periudhë të gjatë kohe ishte në kokën time në formën e idesë – por më tepër si një atmosferë dhe ndjenjë për njerëzit dhe për botën – tregon Kamelia Kuçer. Historia zhvillohet në Francë, me qenë se kam mësuar në pjesën franceze të Zvicrës, shumë shpesh kam udhëtuar deri aty, kam jetuar në Paris, e flas frëngjishten dhe kam lidhje sentimentale me këtë vend. Kurse Marsejë mu duk vendi më i përshtatshëm, në të cilin të mund ta prek temën për multikulturalizmin, aq më tepër që heronjtë e mi Said dhe Fatima vijnë nga Algjeria. Prandaj dhe një pjesë nga historia zhvillohet në këtë qytet port, mbartës të kulturave më të larmishme."

Duke gërshetuar fatin e profesorit të Sorbonës Fransoa, me këtë të Fatimasë nga Algjeria dhe të dashurit të saj Said, shkrimtarja ndjek vijat e fatit, të cilat fetë i pikturojnë në jetën e heronjve të saj dhe më tepër ndjenjën e tyre për detyrë.

Derisa shkruaja “Shtëpinë” më tepër më interesonte vet njeriu - thotë shkrimtarja. Besoj se pavarësisht nga kjo se ku jemi rritur, në cilën pikë të botës jetojmë  dhe në çfarë feje besojmë , parimet bazë njerëzore, cilësitë, dëshirat janë të njëjta. Dhe në qoftë se kthehemi në histori përpara njëmijë-dymijë vjetësh, do të shikojmë  se nevojat e shpirtit gjithmonë janë universale dhe pikërisht këtë u mundova të tregoja me këtë gërshetim të fateve njerëzore. Sa i përket largimit, çdo një prej nesh në një etapë të dhënë nga jeta e përjeton atë – në fëmijëri, në momentet e pjekurisë ose dhe në një moshë më të vonë. Dhe duke gjykuar nga reagimet e lexuesve, mendoj se ata me të vërtetë ndiejnë zërin e fëmijës në vetvete, i cili në libër është transmetuar përmes Fransoas."

Për shkak të fatit të vet të pazakonshëm – pjesëze jete, të shpërndara nëpër botë, Kamelia Kuçer është mësuar të shikoj globalisht botën përreth – “jashtë së njohurës dhe asaj vendëse”. Prandaj dhe me shumë lehtësi tregon një histori, e cila zhvillohet larg shtëpisë. Autorja tanimë shkruan romanin e saj të dytë, këtë herë ajo do të na çojë në Itali, por thotë se ka ide edhe për histori në Bullgari. Por që të drejtohet drejt tyre i duhet akoma pak kohë – “që të rritem”, siç pohon ajo vetë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD