Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Papunësia në Bullgari është minimale, a do të ketë rritje të pagave?

БНР Новини
Foto: knsb-bg.org

20 mlrd leva ishte fitimi i ndërmarrjeve jofinanciare vetëm gjatë vitit 2016 dhe tendenca në rritje vazhdon, kështu që me një shpërndarje më të mirë të të ardhurve nga ajo që prodhojmë, është absolutisht e mundshme që paga e tanishme mesatare e punës prej 1100 levash të bëhet 1900 leva dhe bile edhe më shumë gjatë 4 vjetëve të ardhshëm” – deklaroi Pllamen Dimitrov, lideri i njërës prej sindikatave prijëse në vendin tonë – i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura. Sipas të dhënave të organizatës, në sektorin privat gjatë vitit të kaluar rritja e të ardhurave është gati 15%, ndërsa në sistemin buxhetor – rreth 11%. Sindikatat e interpretojnë këtë lajm të mirë si shenje për ndryshim, i cili do t’i afrojë në mënyrë më të ndejshme raportet e të ardhurave tona me ato mesatare evropiane, të matura në bazë të aftësisë standarde të blerjes dhe diferencës së çmimeve.

Lajmi tjetër pozitiv, i raportuar nga sindikatat, është papunësia mjaft e ulët në Bullgari, e cila ka rënë nën 5% dhe kjo në praktikë konfirmon problemin me kërkimin e krahut të punës për nevojat e tregut të punës në vendin tonë:

Papunësia e ulët i detyrohet faktit, se tashme punësohen shumë njerëz, pavarësisht a janë të përshtatshëm ose jo për detyrën përkatëse” – thotë Pllamen Dimitrov. – Kjo tendencë po thellohet në mënyre dramatike. Nëse studimi i klimës për biznes gjatë vitit 2016 tregonte, se rreth 40% prej firmave shtronin në vend të parë problemin me personelin, në fund të vitit  2017 tashmë 75% prej punëdhënëseve e përmendnin këtë problem si pengesë kryesore për biznesin. Pas kësaj u bënë shumë punësime, të përshtatshme dhe jo të përshtatshme,  dhe kjo çoi në uljen e papunësisë me ritme të shpejta. Mendoj, se për këtë arsye papunësia, e cila aktualisht është shumë afër vlerave kritike,  do të pakësohet edhe  më shumë. Kështu ajo do të arrijë 2-3%, që sipas statistikës është papunësia zero. Prandaj imponohet të kërkohet krahu i punës jashtë shtetit, por të mos punësohen ukrainas dhe moldavianë, por vëmendja të drejtohet  tek diaspora bullgare në Ukrainë dhe Moldavi dhe të mendohet si ajo të kthehet dhe të punësohet në Bullgari. Gjithashtu duhet të kthehen edhe bullgarët që jetojnë në rajonet kufitare me Serbinë. Dhe jo në vend të fundit, të mendohet  edhe për kthimin e  bullgarëve, të cilët kanë ikur nga vendi për shkak të të ardhurave të ulëta dhe kushteve të jetesës gjatë  të gjitha viteve të tranzicionit në Bullgari.

Sipas fjalëve të Pllamen Dimitrovit, shumica e punëdhënëseve në Bullgari  janë korrektë dhe e çojnë ekonominë tonë përpara, ndërsa ndaj pjesës jo korrekte  të biznesit shteti duhet të ndërmarrë masa të rrepta. “Shteti këtu u ka borxh qytetarëve, ai duhet të demonstrojë vullnet që një herë e përgjithmonë  të nxirren nga sektori informal të gjitha qarkullimet” – theksoi gjithashtu lideri sindikal. Në konfirmim të fjalëve të tij  janë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave, të shpallura  para pak kohe, sipas të cilave shteti humb  rreth 6 mlrd leva për vit nga shpërblimet e padeklaruara. 1060 leva është paga mesatare punëtore në vend, ndërsa ajo e deklaruar zyrtarisht në Institutin Kombëtar të Sigurimeve është 821 leva. Sipas studimit, diferenca midis pagës së deklaruar dhe asaj të marrë “në dorë” tejkalon 1000 leva.

Ka një shtresë në rrethet e biznesit, e cila vazhdon të jetë inkorrekte dhe të punojë në sektorin informal. Ajo nuk është e vogël, sepse volumi i ekonomisë gri përbën  rreth 30% prej PBB. Kjo është një shumë madhështore e cila arrin në 30 mlrd leva. Këto janë qarkullimet e firmave për të cilat nuk jepen sigurime dhe nuk paguhen tatime. Pagat jepen me dorë dhe janë të varësi të vendimit të punëdhënësit konkret. Për këtë arsye, tërë biznesi nuk duhet të karakterizohet si inkorrekt dhe abuziv. Nga masat, që shteti do të ndërmarrë ndaj punëdhënësve jo korrektë do të fitojnë të gjithë dhe nuk do të krijohen kushte për konkurrencë jo të ndershme ndaj biznesit tjetër, i cili ka dy të treta  në pjesën e ekonomisë sonë. Kështu do të ndihmohet lëvizja normale e pagave lart. Ekonomia lëvizet nga mekanizmat e tregut, kështu qe mungesa e krahut të punës  do të çojë  në daljen e biznesit nga sfera informale” – tha në përfundim PllamenDimitrov.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD