Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Qeveria greke ndryshoi shefat e zjarrfikëses dhe të policisë

Foto: BGNES

Në lidhje me zjarret e rënda në rajonin e Atikës, të cilët kanë shkaktuar vdekjen  e dhjetëra njerëzve, qeveria e Greqisë shkarkoi nga detyra shefat e policisë dhe të zyrës zjarrfikëse të vendit dhe shpalli zëvendësit e tyre. Përpara kësaj dorëheqje dha dhe zëvendës-ministri i punëve të brendshme, i cili përgjigjej për mbrojtjen e qytetarëve në raste fatkeqësie. Vendimi i tij qe i shkaktuar  nga kritikat e mprehta të opozitës, e cila i përcaktoi si “jo të drejta” veprimet rreth shuarjes së zjarreve.


Ushtria serbe në një gatishmëri më të madhe luftarake për shkak të Kosovës

Foto: BGNES

Gazeta “Veçerne novosti” njoftoi ditën e diel se ushtria serbe është në gatishmëri të rritur luftarake për shkak të tensionit në Kosovë. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit tek presidenti Aleksandër Vuçiç, të zhvilluar gjatë ditës së shtunë, media bindi se, “zyrat e sigurisë i shtuan aktivitetet e tyre me qëllim të evitohen planet e autoriteteve në Prishtinë për shkaktimin e shqetësimeve në Kosovë”. Vetë presidenti Vuçiç shpalli pas mbledhjes se një zgjidhje për konfliktin midis Beogradit dhe Prishtinës aktualisht nuk ekziston. Kurse nga ana e tij presidenti i Kosovës Hashim Taçi bindi se midis Beogradit dhe Prishtinës së shpejti do të nënshkruhet marrëveshje, dhe ajo do të jetë ligjërisht e detyrueshme dhe përfundimtare.


Aktivet e ministrave nga Shtetet e Bashkuara në Turqi do të ngrihen në qoftë se ka të tilla

Foto: BGNES

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan urdhëroi që aktivet e ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme të Shteteve të Bashkuara të ngrihen në qoftë se dëshmohet se ata zotërojnë të tilla në Turqi. Vendimin presidenti e shpalli në përgjigje  të masës identike, të imponuar kundrejt ministrave të tij me urdhër të Donald Trumpit për shkak të refuzimit të Ankarasë të lirojë klerikun amerikan Andrju Brënsën, të akuzuar në spiunim dhe lidhje me terroristët kurdë nga FETO-ja dhe PKK-ja . Erdogani nënvizojë se sanksionet amerikane kundër Turqisë janë shenjë për një mosrespektim të madh dhe Ankaraja do ti përgjigjet në t'i njëjtën mënyrë Uashingtonit.


Sllovenia është me rrogë më të lartë, kurse Maqedonia me rrogë më të ulët mes ish republikave jugosllave

Foto: BGNES

Agjencia MIA transmetoi se, Maqedonia është me rrogën më të ulët mesatare mes vendeve nga ish Jugosllavia. Rroga mesatare në Maqedoni gjatë muajit maj ka qenë 399 euro. Me pagë neto mujore prej 1078 euro për muajin maj 2018 Sllovenia është vendi në regjion me të ardhura më të larta. Një shtim më të madh të rrogës së mesme mujore neto është regjistruar në Kroaci, ku kundrejt muajit maj të vitit të kaluar ajo është shtuar me 71 euro dhe ka arritur 866,95 euro. Në Mal të Zi rroga mesatare gjatë muajit qershor ka qenë 511 euro, në Bosnjë dhe Hercegovinë-449 euro, kurse në Serbi-426 euro.


Maqedonia është lider regjional në përdorimin e burimeve anonime në mediat

Снимка

Platforma evropiane në përgjigje të propagandës ruse “EU vs Desinfo” shpalli rezultatet nga një studim i organizatës joqeveritare serbe CRTA (Centre for Research, Transparency and Accountability) për gjendjen e medieve dhe dezinformimin në regjion. Studimi i zhvilluar në Malin e Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi konstatoi se njoftimet e medieve që kanë “burime anonime” janë më të shpeshta në Maqedoni. Kurse Serbia është lideri në grupin e njoftimeve në media pa asnjëfarë burimesh. Në mediat maqedonase komentet miratuese për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n janë 39%, kurse ato negative për Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n janë 20%.  Njëkohësisht në Serbi dominojnë informacionet pro-ruse dhe antiamerikane.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD
Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD