Wiebke Beiche nga Gjermania e shoh suksesin dhe të ardhmen e saj personale në Bullgari

Foto: arkiv personal

Sofja është një qytet magjepsës, posaçërisht po ta shikojmë atë përmes shikimit të në të huaji që ka ardhur këtu për të vendosur themelet e jetës për të cilën ëndërron. Sofja është një vend i pazëvendësueshëm për jetë dhe punë sipas një gruaje të re dhe inteligjente nga Gjermania, që ka mbërritur tek ne për të qenë përkohësisht pedagoge e gjuhës gjermane të studentëve. Shteti ynë ia ka treguar asaj fytyrën e tij më të bukur dhe më tërheqës dhe prandaj ajo ka vendosur të mbetet këtu dhe të mësojë gjuhën tonë. Kështu tashmë gjashtë vjet Wiebke Beiche (Vibke Bajhe), e lindur në Gjermaninë Veriore, punon dhe jeton në Sofje.

Merret kryesisht me fondacionin e saj, të cilin e ka themeluar vetë, për t’i ndihmuar artistët e talentuar të brezave të ndryshme. Ua ofron atyre atelienë e saj që bëhet skena e shumë muzikantëve, piktorëve, artistëve, të cilët nuk kanë akses tek teatrot e mëdhenj në Sofje. Një nga nismat më interesante dhe më shumëngjyrëshe të reja të fondacionit “The art Fondation” të Wiebke Beiche do të jetë festivali i muzikantëve rrugorë – deri tani nuk kemi pasur një të tillë në qytet. Wiebke Beiche thohë se fondacioni i saj është një urë mes artistëve të brezave të ndryshme në hapësirën kulturore të Sofjes.

Tek ne luajnë artistë, të cilët tashmë nuk janë pjesë e trupave të teatrove të mëdhenj, për shembull Ljubomir Bëçvarov dhe Emilija Radeva dhe shumë persona të tjerë të njohur” – tha Vibke Bajhe dhe vazhdoi: “Këtu vijnë dhe artistë të rinj për të mësuar nga përvoja e brezit të vjetër. Kështu ata “bashkëpërjetojnë” jetën e një artisti, i cili i ka kushtuar tërë jetën e tij artit. Jashtë skenave të mëdha tek ne qëndrimi ndaj publikut është “intim” – artistët takohen me njerëzit pas shfaqjes, bisedojnë pa pasur distancë mes tyre. Afishen tonë e krijon Svetllozar Knezovski dhe unë e falënderoj shumë attë sepse kurr nuk bën kompromis me cilësinë estetike. Kështu përpiqemi të formojmë dhe shijen e mirë të publikut ndaj artit.

Para se të mësosh gjuhën e një shteti dhe të fillosh të jetosh në të, më parë duhet të biesh në dashuri me të. Me dashuri mund të arrish çdo gjë, është e bindur Vibke Bajhe:

Kur mendon se një vend është i përshtatshëm për ty për të ardhmen tënde, atëherë ke motivacion për të mësuar gjuhën e tij. Kur isha në klasën e shtete fillova të mësoj gjuhën ruse dhe pastaj kur mbarova universitetin në specialitetin e filologjisë ruse tashmë kisha shumë miq në Bullgari. Kryesisht në Drezden – atje ka një komunitet të madh bullgar. Shpesh komunikova me këta njerëz dhe mësova ca fjalë bulgarisht. Para kësaj në lidhje me studimet time kisha udhëtuar në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi, Pololi. Por punën time të parë e filova në Bullgari. Pritjet e mia të lidhura me këtë shtet ishin lidhur me shtetet e tjera të Evropës Lindore, të cilat tashmë i kisha vizituar. Por kur erdha këtu më befasoi pamja evropiane e Bullgarisë. Shteti juaj është jugor dhe prandaj njerëzit kanë një temperament të gjallë. Më bëri përshtypje dhe kjo sa shumë gjëra të përbashkëta ka mes nesh – gjermanëve dhe jush. Por temperamenti juaj është shumë i nxehtë. Kështu pak nga pak bija në dashuri me vendin dhe me njerëzit. Kur erdha në Bullgari në fillim jetova me qira në shtëpinë e një ish-këngëtare operistike, një grua shumë e mirë me emër Greti. Më thanë se ajo flet rusisht dhe do të kuptohemi lehtësisht. Por kur e takova u bë e qartë se ajo nuk flet rusisht, por frëngjisht. Kështu isha detyruar të mësojë sa më shpejtë gjuhën bullgare. Erdha këtu me bursë dhe nuk kisha nevojë të punoja. Kisha mjaft kohë të lirë dhe bashkë me këtë zonjë shëtitnim shumë nëpër rrugët e Sofjes. Ajo më tregoi ashtuquajturin “Pazar të grave, Banjën me ujë minerale në qendrën e Sofjes, parqet e qytetit. Ajo më tregoi shumë për qytetin. Si mësuese unë dëshiroj që nxënësit e mi të flasin shumë mirë gjarmanisht. Të njëjtat pritje kam edhe ndaj vetes. Një i huaj, i cili ndodhet në një shtetduhet përpiqur të adaptohet në ambientin e ri, nuik dohet që qëndrojë larg vendasve. Unë personalisht preferoj të komunikoj sa më shumë me bullgarë, sepse duke komunikuar vazhdimisht mësoj për kulturën e tyre, për zakonet e vendit. Gjermania është një shtet, ku zakonet nuk respektohen. Sipas meje kjo është për shkak të historisë sonë. Tek ju bullgarët nuk e shikoj këtë tendencë. Ju krenoheni me traditat tuaja dhe nuk shqetësoheni të thoni se jeni bullgarë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Një vepër e Stefan Nikollaevit do të vendoset para Grand Palais në Paris

Skulptura monumentale Streetlight (nga anglishtja “llambë rruge”) e piktorit bullgar Stefan Nikollaev do të vendoset para hyrjes së Grand Palais në Paris. Ky është prezantimi i parë i veprës së një autori bullgar në ambientin urban të kryeqytetit..

botuar më 18-10-13 10.10.PD

46 filma dhe shumë dashuri në festivalin CineLibri 2018

Me fokus tematik mbi dashurinë në të gjitha përpjesëtimet e saj filloi edicioni i katërt i CineLibrit. Me moto “Dashuria midis rreshtave” nga 10 deri më 24 tetor në programin e festivalit janë përfshirë 300 projektimeve të 46 filmave në kryeqytet dhe në..

botuar më 18-10-12 1.02.MD
Zëvendës ministri i kulturës Amelia Gesheva , docenti doktor Hristo Popov, Shkëlqesia e Tij ambasadori i Greqisë Grigorios Vasillokonstandakis dhe doktoresha Polikseni Adam-Veleni në hapjen e ekspozitës.

Një ekspozitë tregon bashkëpunimin midis arkeologëve bullgarë dhe grekë

Në Muzeun Arkeologjik në Sofje është renditur ekspozita “Greqia – Bullgaria: Ura kulturore për përparim dhe zhvillim”. Bëhet fjalë për 11 pllakate, të cilat prezantojnë bashkëpunimin transkufitar midis të dyja shteteve në fushën e arkeologjisë...

botuar më 18-10-12 11.29.PD