Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

49 bullgarë u bënë milionerë falë lojërave të fatit gjatë 2017-ës

БНР Новини
Foto: dnevnik.bg

Për herë të parë sivjet organizatorët e lojërave të fatit në Bullgari ishin detyruar t’i ofrojnë Agjencisë kombëtare të të ardhurave informacion zyrtar për të ardhurat e personave fizikë  të fituara prej bixhozit. Ky informacion jepet në rastet kur vlera e fitimit është mbi 5000 leva (2500 euro). Duke cituar të dhënat e shpallura nga institucioni agjencia e lajmeve “Mediapool” komentoi se sektori i kumarit në Bullgari realizon qarkullime të larta dhe fitimet mbi 5000 leva të paguara gjatë vitit të kaluar janë me vlerë të përgjithshme 672 mln. leva (314 mln. euro). Ato janë shpërndarë mes 13,447 bullgarëve.

Sipas ligjit organizatorët e lojërave të fatit janë detyruar të paguajnë fitime me vlerë të paktën 50% prej shumës së përbashkët të basteve. Kjo do të thotë se xhirot e realizuara janë rreth 1 mlrd. leva (500 mln. euro). Gjatë vitit 2017 për shkak të pjesëmarrjes së tyre në lotari dhe lojëra të ndryshme të fatit, 49 bullgarë kanë fituar mbi 1 milon leva. Fatlumi më i madh ka marrë shumën kolosale për vendin tonë 9 815 422 lv. /5 018 498 euro/. Në vend të dytë është një person me fitim 7.9 mln. leva /4,04 mln. euro/, kurse në vend të tretë – një tjetër me fitim 5.7 mln. leva /2,91 mln. euro/. 80 janë njerëzit, të cilët kanë marrë midis 500 mijë leva /250 mijë euro/ dhe një milion leva /500 mijë euro/. Shuma më të vogla – midis 5000 dhe 100 000 lv. /2 500 dhe 50 000 euro/ kanë fituar 12 395 veta. Firmat më të mëdha për lotari, lojëra të fatit dhe kumar janë shtetërorja “SportToto” dhe privatet e lidhura me emrin e biznesmenit Vasill Bozhkov – “Eurobet”, “Loteria Kombëtare” dhe “New Games”. “Lotaria Kombëtare” deklaron se gjatë vitit 2017 ka paguar 38 fitime mbi 1 mln. leva. 4 janë milionerët e lotarisë shtetërore. Nga të dhënat e ofruara nga Agjencia e të ardhurave mund të konkludojmë se “Eurobet” dhe “New Games” nuk kanë paguar fitime mbi 1 mln. leva gjatë vitit të kaluar.

“Loteria Kombëtare” ka qenë reklamuesi më i madh në tregun televiziv në Bullgari. Gazeta “24 orë” shkruan se vetëm marrëveshja e saj me televizionin “Nova TV” është me vlerë 25 dhe 30 mln. leva për vit. “Mediapool” kujton se gjatë pranverës së këtij viti Zëvendëskryeministri Valeri Simeonov inicioi amendamente legjislative për kufizimin e reklamës dhe shitjes së biletave të lotarisë për shkak të efektit varësues, që e kanë lojërat e fatit. Vitet e fundit mijëra bullgarë harxhojnë të gjitha kursimet e tyre për bixhoz, duke shpresuar një ditë do të fitojnë mjaftë dhe gjithçka në jetë do të rregullohet. Posaçërisht të fshatrat lojërat e fatit janë aq të përhapura se shumë të rinj atje merren vetëm me to.

Përpjekjet e Simeonovit u dështuan për shkak të lobit të fortë të bizneseve të lidhura me kumarin të përfaqësuar nga Konfederata e punëdhënësve në Bullgari, Bashkimi bullgar i futbollit dhe shumë federata dhe klube sportive, sponsorë të të cilave janë bosët e lojërave të fatit. Kështu projektligji i zëvendëskryeministrit nuk u pranua dhe deputetët e dërguan për notifikim në Komisionin Evropian, duke e pezulluar atë për të paktën disa muaj. Ndërkohë homologu italian i Valeri Simeonovit – zëvendëskryeministri dhe lideri i lëvizjes “Pesë yje” Luigi Di Maio arriti të ndalojë reklamën e bixhozit dhe sponsorizimin e sporteve nga ana e firmave të kumarit, shkruan “Mediapool”.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD