Festivali i kripës – një përjetim i paharrueshëm në bregun e liqenit “Atanasovsko”

Autor:

Liqeni “Atanasovsko” është një nga vendet më kureshtare të Bullgarisë, të cilin e vizitojnë mijëra turistë nga vendi dhe nga jashtë. Arsyet për popullaritetin e liqenit janë disa. Në vend të parë duhen përmendur kriporet dhe vetitë shëruese të baltës dhe finjës me sodë, të cilat përfitohen në mënyrë të natyrshme. Mjekimi me to ndikon pozitivisht sistemin periferik nervor dhe sistemin lokomotor, ndihmon shërimin e plagëve dhe proceset metabolike dhe rigjeneruese të trupit.

Снимка

Raporti i fundit i monitorimit për gjendjen e liqenit tregon se çdo ditë atë e vizitojë 4000 turistë. Ai është vend i preferuar për pushim dhe turizëm ornitologjik. Atje bëjnë folje dhe dimërojnë 330 lloje zogjsh. Për të kuptuar përmasat e kësaj pasurie ornitologjike, vetëm duhet përmendur se në tërë Bullgarinë janë regjistruar 420 lloje të shpendëve. Interes atje provokon laguna piktoreske – vende të tilla në Evropë shihen rrallë. Ajo është shpallur për territor të mbrojtur dhe tërë liqeni është pjesë e rrjetit Natura 2000.

Снимка

Interesante janë dhe ngjyrat e larmishme të liqenit, të cilat shpesh ndryshojnë dhe kalojnë përmes ngjyrës së kaltër, asaj të gjelbër deri në të kuqe. Ngjyra e kuqe është në sajë të sasisë së madhe të magnezit në ujë dhe në sajë të një leshteriku që jeton në ujëra shumë të kripura. Ngjyrat ndryshojnë për shkak të nxjerrjes së kripës dhe më të forta janë ato pikërisht tani në periudhën gusht – shtator.

Снимка

Për herë të gjashtë me radhë më 10 gusht liqeni “Atanasovko” do të jetë mikpritës i festivalit njëditor kushtuar kripës. Çdo vit organizatorët nga Fondacioni “Biodiversiteti” bashkë me Shoqatën bullgare për mbrojtjen e shpendëve dhe “Kriporet e Detit të Zi” SHA zgjedhin tema të ndryshme. Edicioni i sivjetshëm është me moto “Kripa e jetës”. Më shumë për programin e festivalit na tregoi Radostina Cenova – eksperte në fondacionin “Biodiversiteti”:

СнимкаNë këtë festival përpiqemi t’i tregojmë të gjita gjërat interesante të lidhura me liqenin. Organizojmë punishte për fëmijët, ekspozita, pazar, në të cilin ofrojmë produkte të prodhuara prej kripës dhe finjës me sodë, vizituesit do të degustojnë çokolatë me kripë nga liqeni, specialistë do të shpjegojnë dobitë e baltës dhe finjës me sodë. Kemi organizuar dhe një koncert, pjesëmarrësit e të cilit nuk janë shpallur – kështu do ta befasojmë publikun. Kemi përgatitur dhe një lojë me 38 pyetje, përgjigjet e të cilave vizituesit mund t’i gjejnë të fshehura në vende të ndryshme në territorin e festivalit.

Снимка

Ekspozita retrospektive tregon gjërat e arritura nga ekipi për sa i përket mbrojtjes së habitateve të shpendëve dhe kafshëve, kështu edhe në lidhje me zgjidhjen e problemit me cilësinë e ujit në lagunë. Dhe në se nuk keni frikë se do të bëheni pis, mund të merrni pjesë në konkursin “Mr dhe Miss Baltë”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Postimet e lidhura

Liqeni Atanasovsko – laguna e migracionit të madh, e korrjes së bardhë dhe e ngjyrave të purpurta

Për herë të parë Fondacioni “Bioraznoobrazie” shkel një traditë duke iu kushtuar vitit jo llojeve të kërcënuara bimore dhe kafshore, por një rajoni special – Liqenit Atanasovsko. Në vitin 2015 laguna kripore, që shtrihet në veri të qytetit bregdetar..

botuar më 15-03-02 12.35.MD
Më shumë nga rubrika

“Trabant-tour” na kthen mbrapa në jetën e Sofjes 30 vjet më parë

Pavarësisht se nga rrëzimi i Murit të Berlinit, i cili i dha fund socializmit në Evropën Lindore, kanë kaluar pothuaj 30 vjet, kujtimet për atë kohë ende janë të gjalla. Sot njerëzit e lindur pas vitit 1989 dëgjojnë me interes tregimet e të..

botuar më 18-08-16 1.21.MD

Turizmi bullgar me rezultate të mira deri tani dhe prognoza optimiste deri në fund të vitit

3 644 791 të huaj kanë vizituar Bullgarinë për 6 muajt e parë të vitit 2018. Kështu sivjet për periudhën janar-qershor vihet re një rritje prej 8,9% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit 2017, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave...

botuar më 18-08-12 11.35.PD

Shëtitja me varkë në lumin Ropotamo mban në fotografi emocionet e vizituesve

Secili është mirëpritur në bregun e lumit Ropotamo, ku pranë skelës së varkave janë renditur fotografi me fytyrat e buzëqeshura të vizituesve të mëparshëm. Kuadrot janë bërë sipas projektit të një organizate për mbrojtjen e natyrës dhe turistët..

botuar më 18-08-05 10.15.PD